Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Një valë e re e imunoterapisë po eliminon kancerin!

Press Online16 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas pothuajse 100 vitesh zhvillimi, trajtimet që fuqizojnë sistemin imunitar të trupit për të luftuar kancerin po piqen dhe po shpëtojnë jetë pacientësh. Kur 71-vjeçarja Maureen Sideris u trajtua për kancerin e zorrës së trashë në vitin 2008, iu desh t’i nënshtrohej thikës. Trajtimi i saj ishte i suksesshëm, por procesi i rikuperimit pas operacionit ishte rraskapitës. 14 vjet më vonë, Sideris u diagnostikua me kancer të ezofagut dhe këtë herë, trajtimi i saj, i ofruar përmes një prove klinike, dukej krejtësisht ndryshe.

Çdo tre javë, ajo udhëtonte drejt qendrës “Memorial Sloan Kettering” në Nju Jork për infuzione 45-minutëshe të një bari të quajtur dostarlimab. Pas vetëm katër muajsh trajtimi, tumori i Sideris ishte zhdukur, pa operacion, pa kimioterapi apo rrezatim. Dhe megjithatë, është reale. Sideris është një nga numri në rritje i pacientëve që përfitojnë nga imunoterapia, një metodë që po arrin kulmin e saj. Ajo sjell premtimin për terapi të personalizuar, remision afatgjatë dhe më pak efekte anësore se metodat tradicionale.

“Njerëzit po jetojnë, dhe po jetojnë me cilësi të mirë jete. Po flasim për shërime”, thotë Jennifer Wargo, profesore e onkologjisë kirurgjikale në Teksas. Trupi ka një aftësi natyrore për të zbuluar dhe eliminuar qelizat që nuk i përkasin atij. Por ndonjëherë, qelizat kancerogjene “mashtrojnë” sistemin, duke u fshehur në pamje të parë. Qëllimi i imunoterapisë është të çmaskojë këto qeliza.

Dy nga format më të njohura janë: terapia CAR T-cell, ku qelizat mbrojtëse (T) nxirren nga gjaku i pacientit, modifikohen në laborator për të sulmuar kancerin dhe injektohen sërish. Aktualisht përdoret kryesisht për kanceret e gjakut, dhe inhibitorët e pikave të kontrollit, ku këto barna çaktivizojnë një “çelës fikës” të sistemit imunitar, të cilin kanceri e përdor për të mos u diktuar. Shkencëtarët që e zbuluan këtë fituan Çmimin Nobel në 2018.

 

Previous ArticleRusia shprehet e gatshme të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
Next Article E enjte me diell dhe vranësira, mundësi për riga shiu në disa zona

Lajme të ngjashme

Gjumi i zgjatur te pacientët me sëmundje të zemrës: Rreziku i vdekjes rreth 50 për qind më i lartë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.