Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë-Zogaj: Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ditën e sotme kanë inspektuar punimet në segmentin Shirokë – Zogaj, një aksi i ri që do të shërbejë për zhvillimin e zonës dhe turizmit.

Ministrja Koçiu tha se në këtë segment rrugor po bëhet një punë shumë e mirë.

Koçiu: Është një segment rrugor i cili do të lehtësojë shumë lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve, por edhe të mallrave. Vlerë e shtuar e këtij investimi është fakti që oferta turistike bëhet më atraktive dhe më e dobishme në funksion të sezonit turistik, në funksion të zhvillimit të Shkodrës. Së bashku jemi duke punuar me Malin e Zi. Kemi një marrëveshje në fuqi për të vendosur një pikë kufitare të përbashkët të lëvizjes, ku shërbimet kufitare merren në një pikë.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi u shpreh se ky segment do të jetë një impuls i ri për turizmin dhe zhvillimin e zonës.

Karakaçi: Nuk flasim vtëm për një aks rrugor, por është pjesë e një lidhjeje shumë të rëndësishme mes Shirokës dhe Zogajt. Investimi që ka bërë qeveria shqiptare para pak vitesh i ka dhënë gjallëri dhe zhvillim turizmit. E njëjta gjë do ndodhë dhe këtu, me pjesën e Zogajt. Këtu punimet janë të kombinuara sepse kemi dhe projektin e ujësjellësit në Shirokë, kanalizimeve në Shirokë dhe Zogaj dhe rjetin 20 kilovoltsh. Ky është vetëm fillimi për Shkodrën.

https://www.youtube.com/watch?v=bfNkDVsbdRY

Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë-Zogaj: Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter