Dinamo dhe Vllaznia kanë prodhuar emocione të shumta në stadiumin “Air Albania”. Sfida e parë gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë u mbyll me barazim 1-1.
VAR ku ndodhej Juxhin Xhaja u bë protagonist absolut, duke ndryshuar disa herë vendimet e gjyqtarit kryesor Andi Koçi. Fillimisht u akordua penallti për Vllazninë në pjesën e parë, ndërsa vendimi ndryshoi pas rishikimit me VAR.
Më pas erdhi goli i Vllaznisë me Bismark, që shfrytëzoi asistin e Dodajt. Pjesa e dytë nisi me penallti për Dinamon. Bregu e mori përsipër dhe Jukaj e priti.
Një gol i anuluar i Dodajt u regjistrua në minutën e 73-të. Më parë ishte Gurishta në pozicion jashtë loje, ndërsa nga ana e tij erdhi pasimi për Dodajn.
LEXO EDHE: Gjoba dhe skualifikime, Komisioni i Disiplinës në FSHF jep sanksionet e radhës
Minutat shtesë ishin vetëm katër, por u kthyen në makth për ekipin e Edi Martinit. VAR ndërhyri dy herë. Fillimisht u pa Gurishta të largohej me karton të kuq, pas një ndërhyrje të parregullt. Më pas u akordua një tjetër penallti për Dinamon e Ilir Dajës. Bregu nuk gaboi për herë të dytë nga pika e bardhë, kur regjistrohej minuta e 101-të.
DINAMO 1-1 VLLAZNIA
90+11′ Dodaj – 42′ Bismark



