Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi te historitë e suksesit të shqiptarëve! Diaspora forcë konkrete zhvillimi

Press Online12 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës në datat 13–15 Prill. Kreu i qeverisë, Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” theksoi se ky samit do të vërë në qendër historitë e suksesit, punës dhe përkushtimit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke i cilësuar ato si histori krenarie kombëtare.

Sipas tij, aktiviteti do të hapet me një ceremoni mirëseardhjeje, ku vëmendja do të jetë jo vetëm te arritjet e diasporës shqiptare, por edhe te kontributi i miqve të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve. Rama nënvizoi se ky edicion vjen në një moment të rëndësishëm, pas një përfshirjeje historike të diasporës në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Ai theksoi se synimi i qeverisë është të shkojë përtej lidhjes simbolike me diasporën, duke ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi që sjell vlerë konkrete për Shqipërinë.

Edi Rama: Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë.

E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim.

Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë.

Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes.

Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivël simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zëmrash që rrahin për Shqipërinë anëmbanë dhë mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rëzultate për vendin dhe jo vëtëm për vetë shqiptarët, kudo që janë.

Previous ArticleRritja e çmimit të naftës, protesta në Irlandë
Next Article Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Luftëtari!

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.