Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rritja e çmimit të naftës, protesta në Irlandë

Press Online12 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Protestuesit që bllokonin rafinerinë e naftës në Ëhitegate, në Qarkun Cork të Irlandës, janë shtyrë me forcë nga Garda (policia), e cila përdori sprej piperesh gjatë një operacioni të mbështetur edhe nga Forcat e Mbrojtjes të Irlandës. Protestat kundër çmimeve të larta të karburantit janë tashmë në ditën e pestë, duke shkaktuar mungesa të karburantit në disa stacione të benzinës në të gjithë vendin.

Garda ka ndërhyrë për të siguruar hyrjen në rafineri dhe për të garantuar furnizimin me karburant për shërbimet urgjente publike, përfshirë ambulancat dhe shërbimet e zjarrfikësve. Qindra stacione karburanti në Irlandë janë të mbyllura si pasojë e bllokadave, ndërsa protestat vazhdojnë të ndikojnë në qarkullimin e naftës në të gjithë vendin.

Përfaqësuesit e “Fuels for Ireland” shprehën shpresën se do të mund të futnin më shumë se 20 kamionë nafte në rafineri, duke përfshirë 7, që hynë më herët. Ata paralajmëruan se dy të tretat e stacioneve të karburantit do të mbeteshin pa furnizim deri në fund të ditës së shtunë, nëse bllokadat vazhdonin.

Qeveria irlandeze ka njoftuar se po përgatitet një paketë mbështetjeje për sektorët kryesorë të ekonomisë, duke përfshirë transportin dhe bujqësinë. Po ashtu, janë zhvilluar takime mes ministrave të qeverisë dhe përfaqësuesve të fermerëve dhe transportuesve për të finalizuar një paketë mbështetjeje për karburantet.

Bllokadat në qendër të Dublinit vazhdojnë, duke përfshirë mbylljen e disa rrugëve të rëndësishme dhe ndikim në transportin publik. Autobusët dhe trenat kanë pasur vonesa të konsiderueshme, ndërsa janë mbyllur disa linja të transportit publik, duke shkaktuar shqetësime për udhëtarët, veçanërisht për ata që udhëtojnë drejt aeroporteve të Dublinit dhe Shannonit.

Garda ka shpallur situatën si të jashtëzakonshme, duke dyfishuar numrin e oficerëve të disponueshëm për menaxhim më të mirë. Po ashtu, shërbimi i policisë në Irlandën e Veriut ka nisur vlerësimin e postimeve në rrjetet sociale për protestat e mundshme dhe ka përgatitur një plan përgjigjeje për të minimizuar pasojat dhe për të siguruar sigurinë publike.

Në një deklaratë të djeshme, zv kryeministri Simon Harris nënvizoi se një paketë e konsiderueshme mbështetjeje është në proces për sektorët kyç të ekonomisë. Kryeministri Micheál Martin paralajmëroi se ky zhvillim mund të çojë në një krizë të mëtejshme të furnizimit me naftë gjatë një periudhe globale të krizës së furnizimit me karburant.

Lideri i Sinn Féin, Mary Lou McDonald, akuzoi qeverinë për mosveprim dhe tha se situata mund të ishte zgjidhur me bisedime me protestuesit për të ndalur bllokadat.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha për furnizimin me karburant për shërbimet e urgjencës, ndërsa situata mund të përkeqësohet në ditët në vazhdim, nëse protesta nuk zgjidhet.

Previous ArticleShqiptari 17-vjeçar që i “rrëmben” skenën Lionel Messit
Next Article Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi te historitë e suksesit të shqiptarëve! Diaspora forcë konkrete zhvillimi

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.