Mungesë e 100 denarëve në qarkullim, Banka Popullore e mohon problemin

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

A ka mungesë të kartëmonedhave 100 denarëshe? Nëse i pyesni bankat dhe zyrat e këmbimit valutor, do të thonë se ka mungesë tashmë prej më shumë se tre javësh. Ndërsa për Bankën Popullore, mungesë nuk ka, sepse sipas saj në qarkullim janë 20 milionë kartëmonedha me vlerë nominale 100 denarë, informon PressOnline.al

Kartëmonedha 100 denarëshe nuk ka as në bankomatet e bankave, nga të cilat më parë mund të tërhiqeshin. Punonjësit e sporteleve në disa banka, me të cilët ka biseduar “Slloboden Peçat”, thonë se mungesa e stotkave po ndihet.

“Janë hedhur në qarkullim kartëmonedha 200 denarëshe, të cilat më parë nuk ishin në atë sasi të madhe. Po ia dalim disi”, thonë ata.

Edhe në zyrat e këmbimit valutor pohojnë se nuk ka mjaftueshëm kartëmonedha 100 denarëshe, por në vend të tyre ka më shumë 200 denarëshe.

Në Bankën Popullore deklarojnë se sasia që është në qarkullim është e mjaftueshme për funksionim normal.

“Nuk bëhet fjalë për mungesë të këtij apoeni. Me qëllim uljen e presionit të kërkesës mbi disa apoene dhe sigurimin e përfaqësimit të barabartë të të gjitha apoeneve në qarkullim, Banka Popullore, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, kryen përshtatje të kërkesës për apoene të caktuara. Duke marrë parasysh se në qarkullim ekziston një sasi relativisht e madhe e kartëmonedhave të këtij apoeni, Banka Popullore bën përshtatje të kërkesave për tërheqje të parave nga bankat sipas përfaqësimit aktual të të gjitha apoeneve në qarkullim”, thonë nga Banka Popullore, përcjell PressOnline.al

Ata sqarojnë se shtypja e kartëmonedhave bëhet sipas analizave që kryen Banka Popullore mbi dinamikën e konsumit të rezervave të të gjitha apoeneve në qarkullim, si dhe parashikimeve për lëvizjet e pritshme të kërkesës në të ardhmen, me qëllim sigurimin e një shpërndarjeje të balancuar të gjithë gamës së apoeneve në qarkullim.

“Për të siguruar në kohë plotësimin e rezervave të kartëmonedhave me vlerë 100 denarë, është në proces një procedurë prokurimi publik për një sasi prej 20 milionë copësh, e cila do të sigurojë plotësimin e pandërprerë të nevojave për këtë apoen për një periudhë prej rreth 3–4 vitesh”, thonë nga Banka Popullore.

Mungesë e 100 denarëve në qarkullim, Banka Popullore e mohon problemin
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter