Qeveria shqiptare ka miratuar projektin e ri zhvillimor “Porta e Alpeve” për qarkun Shkodër, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e turizmit në këtë zonë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti parashikon një fond total prej 100 milionë eurosh, të ndara mes një marrëveshjeje financimi prej 50 milionë eurosh me Bankën Europiane dhe 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.
Sipas tij, investimet do të fokusohen në një sërë projektesh infrastrukturore, përfshirë rehabilitimin e hapësirave urbane dhe rikonstruksionin e bulevarE madhee, si dhe përmirësimin e akseve rrugore që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe zonën e Alpeve.
“Porta e Alpeve nënkupton një marrëveshje financimi me Bankën Europiane në 50 mln euro dhe 50 mln euro të alokuara nga buxheti i qeverisë shqiptare. 100 milionë euro në total për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë për rehabilitimin e shesheve urbane e rikonstruksionin e bulevarE madhee. Investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe Alpet. Investime në rrjet kanalizime-ujësjellës, transportin urban dhe elementët turistikë për menaxhimin e ndotjes urbane. Krijojmë për herë të parë një korridor të integruar mes Alpeve dhe bregdetit Adriatik për të pasur sezon turistik nga dimri në verë dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik”, tha Karakaçi.
/vizionplus.tv



