Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dhomat e zhveshjes te Barcelona mbeten të shokuara nga fjalët e Flick-ut

Press Online9 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Futbollistët e Barcelonës pësuan një humbje të rëndë në ndeshjen e parë, edhe pse fillimi i takimit sugjeronte një rrjedhë krejtësisht tjetër. Katalanasit dominuan posedimin dhe ritmin në pjesën e parë, krijuan disa raste serioze, por realizimi mungoi plotësisht.

Momenti kyç i ndeshjes

Gjithçka ndryshoi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, mbrojtësi i ri Pau Cubarsí u ndëshkua me karton të kuq pasi rrëzoi Simeone-n si lojtari i fundit i mbrojtjes. Situata u vështirësua edhe më shumë pasi mysafirët nga Madridi shënuan nga ajo goditje dënimi – Julián Álvarez realizoi në mënyrë spektakolare për 0:1.

Në pjesën e dytë, Atletico Madridi diti ta shfrytëzojë avantazhin numerik. Mbrojtja e Barcelonës lëshoi sërish pe në minutën e 70-të, kur Alexander Sørloth rriti epërsinë në 0:2 pas asistimit të Ruggeri-t. Ky doli të ishte edhe rezultati përfundimtar, duke i dhënë Atleticos një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që luhet të martën e ardhshme në Madrid.

Fjalët e Flick-ut që shokuan ekipin

Megjithatë, pas ndeshjes po flitet më shumë për atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit mes pjesëve. Trajneri Hansi Flick mori një vendim që i la të gjithë pa fjalë: ai kreu një zëvendësim të dyfishtë duke nxjerrë nga loja Robert Lewandowski-n dhe Pedri-n.

Sipas të përditshmes katalanase Sport, në dhomat e zhveshjes mbretëroi heshtja kur Flick njoftoi se Pedri do të linte fushën, sidomos për faktin se nuk bëhej fjalë për ndonjë lëndim. Ideja ishte që Dani Olmo të merrte rolin e tij, por pjesa e dytë tregoi se ndikimi i Pedrit është vështirë të zëvendësohet.

Pavarësisht rezultatit dhe vendimeve të diskutueshme, te Barcelona nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Edhe pse i pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë në Madrid, katalanasit do të kërkojnë rrugën për përmbysje dhe kualifikim.(INA)

Previous ArticleSHBA-të mbështesin Maqedoninë me 5 milionë dollarë për sigurinë kibernetike
Next Article Nafta shtrenjtë, ja çka bën Rita Ora

Lajme të ngjashme

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Press Online25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur…

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit.…

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.