Rritja e çmimit të karburanteve, Berisha: Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale në botë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryedemorkati Sali Berisha në “Foltoren” e radhës para kryeministrisë ka akuzuar sërish qeverinë për çmimin e lartë të naftës në vend,.

Sipas tij Edi Rama i mashtron në mënyrë të paskrupullt si për sistemin demokratik që pretendon, ashtu edhe për uljen e akcizës së naftës, ku nënvizoi se kemi barrën më të lartë fiskale në botë për karburantet.

Miq, është një censurë, që kërkon të vërë njerëzit me narkozë. Shikoni çfarë ndodh këto kohë, nafta nga Bordi i tij ka arritur nivele më të larta në botë, 220 lekë, mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel do ulë 8 lekë akcizën. Nuk është asgjë kjo, mbi këtë nivel rritja e TVSH është mbi 8 lekë, problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrën e naftës barrën fiskale më të lartë në botë, kush të dojë të kontrollojë në Google, vendi me barrën më të lartë në botë, Shqipëria del. Dhe ky tallet me shqiptarët se po ul akcizën kur nafta kalon 220 lekë. Nuk ka skrupuj, është qëndrimi më armiqësor që mund të mbahet ndaj tyre”, tha ai.

Rritja e çmimit të karburanteve, Berisha: Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale në botë
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter