Përkeqësohet gjendja e trajnerit Mircea Lucescu, mjekët e fusin në koma të induktuar!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Gjendja e Mircea Lucescut u përkeqësua gjatë natës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Ish-trajneri 80-vjeçar i Rumanisë është në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Bukureshtit dhe është vendosur në komë të induktuar.

Dy ditë më parë, vetëm disa orë para se të dilte nga spitali pasi u sëmur të dielën e kaluar gjatë një takimi teknik para stërvitjes së Rumanisë, ai pësoi një atak në zemër. U deshën tre procedura ringjalljeje për të shpëtuar trajnerin, i cili stërviti disa klube të njohura, përfshirë Interin dhe Brescian. Lucescu thuhet se pësoi një atak të dytë në zemër dhe u ringjall me sukses.

Lucescu ishte në stolin e Rumanisë në gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026, e cila në fund u humb ndaj Turqisë. Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 i kushtoi shkarkimin.

LEXO EDHE: La Liga/Vedat Muriqi gjunjëzon Real Madrid, ‘Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas

Federata Rumune e Futbollit postoi një mesazh për Lucescun në Facebook:

“Ka momente në futboll kur rezultati nuk ka më rëndësi dhe e vetmja fitore për të cilën luftojmë është fitorja e jetës. Sot është një nga ato momente dhe mendimet tona shkojnë tek njeriu që formësoi fatet, ndërtoi breza dhe e vendosi Rumaninë në hartën e futbollit botëror. Ne jemi një ekip, një zemër dhe ajo zemër rreh për ju sot! Duam t’ju japim gjithë energjinë dhe forcën që ju nevojitet. Vazhdoni të luftoni.”

Në karrierën e tij të gjatë Lucescu ka drejtuar klube si Interi, Pisa, Brescia, Reggiana, Rapidi i Bukureshtit, Galatasaray, Besiktas, Shakhtar Donetsk, Zenit, kombëtaren e Turqisë apo Dinamon e Kievit.

LEXO EDHE: Bundesliga/Bayern i Mynihut nuk fal, fitore me përmbysje në transfertën e Freiburg

Përkeqësohet gjendja e trajnerit Mircea Lucescu, mjekët e fusin në koma të induktuar!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter