Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sekretari i Luftës i SHBA-së kërkon dorëheqjen Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Press Online3 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralit Randy George, të japë dorëheqjen dhe të dalë menjëherë në pension, raportoi CBS News.

Sipas një burimi të rrjetit amerikan, Hegseth dëshiron që këtë post ta marrë dikush që do të zbatojë vizionin e presidentit Donald Trump, si dhe të vetë ministrit, për Ushtrinë Tokësore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane zakonisht shërben një mandat katërvjeçar. George u propozua për këtë detyrë nga presidenti Joe Biden dhe u konfirmua nga Senati në vitin 2023, kështu që mandati i tij pritej të përfundonte në vitin 2027.

Zëvendësshefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerali Christopher LaNeve, i cili më parë ka qenë ndihmës ushtarak i Hegseth, ka shumë gjasa të merret në konsideratë si zëvendësues, sipas CBS. Në të kaluarën, nga viti 2022 deri në 2023, ai ka shërbyer si komandant i Divizionit të 82-të Ajror.

Randy George është oficer karriere dhe i diplomuar në vitin 1988 në akademinë e njohur ushtarake West Point. Ai ka shërbyer në Luftën e Parë të Gjirit në vitet ’90, si dhe në konfliktet më të fundit në Irak dhe Afganistan.

Hegseth ka shkarkuar më shumë se 10 oficerë të lartë, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralin Charles Brown, dhe Shefen e Operacioneve Detare, admiralen Lisa Franchetti.

Largimi i George vjen një ditë pas një postimi të Hegseth, me të cilin ai praktikisht pezulloi ndëshkimet për ekuipazhin e një helikopteri që fluturoi mbi shtëpinë e këngëtarit Kid Rock në Nashville fundjavën e kaluar. Pasi Ushtria njoftoi pezullimin e pilotëve të përfshirë dhe nisjen e një hetimi administrativ, ministri shkroi në llogarinë e tij personale në X: “Asnjë ndëshkim. Asnjë hetim. Vazhdoni përpara, patriotë.”

Previous ArticleSylejman Selimi flet për herë të parë pse asnjë shok nuk ishte në Prekaz me Komandantin Legjendar më 5 mars, natën e sulmit? (VIDEO)
Next Article Blero e bën këtë gjë për herë të parë pas 10 vitesh

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.