Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Këto janë 7 ushqimet më të pasura me polifenole për të luftuar inflamacionin!

Press Online3 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dietat anti-inflamatore janë në qendër të vëmendjes së të gjithëve, por nuk mund të ndërtohet asnjë plan ushqimor që e trajton seriozisht këtë temë pa ushqime të pasura me polifenole. Polifenolet janë përbërës bimorë që gjenden natyrshëm në ushqime si frutat, perimet, çaji, kafeja, barishtet, erëzat, arrorët, farat dhe kakaoja. Ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe stresit oksidativ, duke përmirësuar shëndetin në përgjithësi.

Të bindur? Edhe ne, patjetër. Strategjia më e mirë për ta marrë këtë lëndë ushqyese është të hash çdo ditë një larmi të madhe ushqimesh bimore shumëngjyrëshe, shpjegon dietologia e regjistruar dhe themeluesja e Real Nutrition, Amy Shapiro. Por nëse do ta maksimizosh marrjen, këto ushqime janë ndër burimet më të pasura me polifenole.

Manaferrat

Boronica, manaferrat e zeza, mjedrat, luleshtrydhet: manaferrat janë ndër burimet më të mira të polifenoleve. Sipas dietologes Corinna Kalogeropulou (Mendinground Nutrition), te boronicat mund të gjesh rreth 560 mg polifenole, te manaferrat e zeza rreth 260 mg, te luleshtrydhet rreth 235 mg dhe te mjedrat rreth 215 mg. Pjesa më e bukur? I fut lehtësisht në çdo vakt: në kos grek, në smoothie, sipër tërshëre, në sallatë ose t’i hash thjesht ashtu.

Çokollata e zezë

Më në fund një “arsye”! Studimet tregojnë se çokollata e zezë me 50% deri në 85% kakao përmban 460 deri në 610 mg polifenole. Shapiro sugjeron të shtosh kakao pluhur në smoothie, në gatime furre ose në tërshërë, ose të hash një porcion prej rreth 30 gramësh çokollatë të zezë.

Kafeja

Në varësi të mënyrës si e përgatit, një filxhan kafe mund të ketë nga 200 deri në 500 mg polifenole, thotë Shapiro. Mund ta pish çdo ditë siç e preferon; ajo këshillon vetëm të bësh kujdes me sheqernat e shtuara.

Anginaret

Mes perimeve, angjinaret janë nga burimet më të pasura me polifenole. Shapiro thotë se mund të gjesh rreth 260 mg polifenole për çdo 100 g angjinare. “Nëse s’të pëlqen t’i gatuash, mund t’i blesh të ngrira, të konservuara ose në kavanoz. Unë i ziej me avull, i pjek ose i shtoj versionet e kavanozit në sallata dhe bowl me drithëra.”

Mollët

Të plota, të prera, të gatuara, të shtypura ose në ëmbëlsira, mollët janë shumë të mira për marrjen e polifenoleve: rreth 136 mg për çdo 100 g mollë. Këshillë praktike: Shapiro thotë ta lësh lëkurën, sepse aty ka më shumë polifenole.

Arrorët dhe farat

Kjo varet nga lloji dhe mënyra si përgatiten, por për çdo 100 g arrorë ose fara mund të marrësh rreth 300 deri në 500 mg polifenole. Shapiro rekomandon një grusht (ose rreth një çerek filxhani) si porcion: me kos, tërshërë, sallatë ose bowl me drithëra. Mund t’i shtosh edhe në granola ose t’i bluash.

Barishtet dhe erëzat

Shapiro thotë se barishtet dhe erëzat janë burime jashtëzakonisht të përqendruara dhe mund të përmbajnë mijëra mg polifenole për çdo 100 g. Mund t’i përfshish në çdo vakt për t’i shtuar si shijen, ashtu edhe polifenolet.

Previous ArticleNisma për rishikimin e masave të sigurisë, Baçi: Shoqëria shqiptare duhet këshilluar para se të dënohet
Next Article E rëndë, foshnja 7 muajshe vritet gjatë përplasjes mes bandave në New York

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.