Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ja 5 ushqime të tjera që bëjnë mrekulli për lëkurën?!

Press Online3 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sardelet janë bërë një nga ushqimet më të përfolura kohët e fundit, sidomos për vlerat e tyre ushqyese. Ato bëjnë pjesë në grupin SMASH, që përfshin sardele, skumbri, açuge, salmon dhe harengë të gjitha të pasura me omega-3. Këto acide yndyrore ndihmojnë në uljen e inflamacionit, përmirësojnë shëndetin e zemrës, mbështesin funksionin e trurit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe te lëkura. Ato forcojnë barrierën e saj dhe reduktojnë humbjen e lagështisë. Sardelet janë gjithashtu shumë të pasura me proteina cilësore, kalcium (sidomos nga kockat e vogla që konsumohen bashkë me to), vitaminë D dhe selen. Por nëse nuk i duron fare, ka alternativa shumë të mira që japin pothuajse të njëjtat përfitime.

Peshq të tjerë yndyrorë

Nëse sardelet nuk janë për ty, mund të zgjedhësh alternativa si salmoni, skumbri, açuget apo harenga. Edhe këta janë të pasur me omega-3 dhe ndihmojnë në mbajtjen e një balance të shëndetshme të inflamacionit në trup, duke reflektuar direkt në një lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme.

Arrat e Brazilit

Mjaftojnë vetëm 1 deri në 3 arra në ditë për të plotësuar nevojën për selen. Ky është një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon funksionimin e tiroides, sistemin imunitar dhe mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet. Stresi oksidativ, që shkaktohet nga një tepricë radikalësh të lirë, mund të dëmtojë qelizat dhe të përkeqësojë pamjen e lëkurës. Ushqimet e pasura me antioksidantë ndihmojnë në balancimin e këtij procesi.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash dhe përmbajnë vitaminë D, e cila ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe mbështet shëndetin e lëkurës.

Ostricat

Janë shumë të pasura me zink, një mineral thelbësor për rigjenerimin e lëkurës, shërimin e plagëve dhe forcimin e imunitetit. Zinku luan rol kyç në mbajtjen e një lëkure të pastër dhe të shëndetshme.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Ky vaj është i pasur me yndyra të mira që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, faktor që ndikon edhe në shëndetin e lëkurës. Luhatjet e forta të sheqerit mund të lidhen me probleme si aknet. Gjithashtu përmban vitaminë E, një antioksidant i rëndësishëm që mbron lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të saj. Megjithatë, nuk rekomandohet konsumimi i tij në sasi të mëdha si “shot”, por integrimi i rregullt në vakte. Nuk është e nevojshme të detyrosh veten të hash diçka që nuk të pëlqen. Lëkura nuk ka nevojë për një ushqim specifik, por për një kombinim të zgjuar nutrientësh. Dhe lajmi i mirë është që ka shumë rrugë për të arritur të njëjtin rezultat.

Previous ArticleTensionet në Kuvend, Kume: Sjellje e pahijshme e të dyja palëve!
Next Article Chloe shijon diellin e Londrës me stil

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.