“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

featured
Press Online
02 Prill 2026, 08:05

Partia Socialiste do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në njësinë administrative nr.7.

Në fjalën e tij, Rama tregoi edhe arsyen pse PS del fituese dhe do triumfojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Është një moment i rëndësishëm për faktin që jemi në kohë për të mbjellë rezultatin që do korrim në zgjedhjet vendore, të cilat janë pas 14-15 muajsh. Jam i bindur që ne jemi fitues, për një arsye që është ajo që na mbledh sot, ne ifillojmë përgatitjet shumë më parë se të tjerët. Kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten. Puna jonë është të merremi me Shqipërinë dhe të trajtojmë problemet”, tha Rama./vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter