Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mos bëni këtë gabim pas ndarjes, ja si të shëroheni në mënyrën e duhur…

Press Online30 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Emocionet janë normale, por mënyra si i përballoni bën gjithë ndryshimin. Ndarjet janë një proces i vërtetë pikëllimi, i shoqëruar me një gamë të gjerë emocionesh. Një pjesë e madhe e kësaj dhimbjeje lidhet me humbjen e asaj që mendonit se do të ishte e ardhmja juaj. Ndarjet mund të jenë shumë të vështira, ndërsa rikuperimi shpesh edhe më i ndërlikuar, sepse sjell një përzierje emocionesh të forta.

 Faji, zemërimi, trishtimi, por ndonjëherë edhe lehtësimi, janë pjesë normale e këtij procesi, thotë psikologia Keli Harding.

Ajo shton se shpesh njerëzit përballen me dhimbjen e një të ardhmeje që nuk u realizua. Megjithatë, ekzistojnë disa hapa që mund t’ju ndihmojnë ta përballoni më lehtë këtë periudhë.

Vazhdoni të kujdeseni për veten

Kur ndiheni të dërrmuar emocionalisht, është e vështirë të mendoni qartë. Në këto momente shpesh neglizhojmë veten, pikërisht kur kemi më shumë nevojë për kujdes. Studime të mëparshme tregojnë se ndarjet mund të ndikojnë në gjumë dhe në sistemin imunitar. Prandaj, fokusohuni te bazat:

  • flini mjaftueshëm,
  • ushqeheni shëndetshëm,
  • mbani një rutinë të lehtë fizike,
  • qëndroni në kontakt me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Këta hapa të thjeshtë ndihmojnë trupin dhe mendjen të rikuperohen më shpejt

Rrethohuni me njerëzit që i doni

Edhe pse instinkti mund t’ju shtyjë të izoloheni, qëndrimi vetëm shpesh e përkeqëson gjendjen. Dalja jashtë dhe kontakti me njerëzit ndihmon në uljen e ndjenjës së vetmisë dhe trishtimit.

Mbështetuni te njerëzit tuaj. Lejojini miqtë t’ju jenë pranë dhe pranoni ftesat, qoftë për një kafe, një drekë apo edhe një bisedë të thjeshtë në shtëpi, këshillon Harding.

Mbështetja emocionale është një nga faktorët më të rëndësishëm në procesin e shërimit.

 Pranoni se shërimi kërkon kohë

E vërteta është se nuk ka një afat të saktë për t’u ndjerë më mirë. Shërimi nuk ndodh gjithmonë në mënyrë lineare. Do të ketë ditë më të mira dhe ditë më të vështira. Emocionet shpesh vijnë në valë dhe kjo është krejt normale. Durimi me veten është një nga elementet kyçe për ta kaluar këtë periudhë.

Lejojini vetes të ndjeni emocionet

Çfarëdo që ndjeni, është në rregull ta ndjeni, thekson Harding.

Fakti që përjetoni emocione të forta tregon aftësinë tuaj për të dashur dhe për t’u lidhur me të tjerët. Kjo është një shenjë e mirë për marrëdhëniet e ardhshme. Ndarjet, refuzimi dhe humbja janë të dhimbshme, por gjithashtu na bëjnë më të ndjeshëm dhe më empatikë ndaj të tjerëve. Në vend që t’i shtypni emocionet negative, flisni për to me një mik, një anëtar të familjes, një mentor apo një profesionist. Shprehja e tyre është pjesë e shërimit.

Previous ArticleAustralia përgjysmon taksën e karburanteve për të lehtësuar qytetarët nga rritja e çmimeve
Next Article Publikohen pamjet e ndërhyrjeve të Brikenës para BBVA, ‘tronditin’ rrjetin

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.