Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi ka folur në prag të zhvillimit të finales me Turqinë, e cila zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Muriqi, deklaroi të shtunën për HT Sport se Turqia është favorite në letër, por “Dardanët” do të kenë mbështetje të fuqishme nga tifozët dhe do të jetë avantazh terreni vendas.
“Pa dyshim që Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi. Ata kanë lojtarë si Kenan dhe Arda, të cilët luajnë edhe në ekipe të mëdha si Real Madridi. Janë vlera të mëdha për futbollin turk, por edhe për futbollin evropian e botëror. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të zbatojmë lojën tonë si ekip për ta arritur objektivin”, tha ai.
“Pirati” foli edhe rreth rëndësisë historike që do të kishte kualifikimi në Kupën e Botës.


