Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të ndryshojë kushtetutën, rikujton ambasadori i Francës në Maqedoni Kristof le Rigoler në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Kjo shihet si fazë e parë e trasimit të rrugës që sipas tij apriori duket e mundur duke marrë parasysh përbërjen e kuvendit, shumicën e gjerë që ka qeveria. Rigoler nuk beson se partitë e opozitës do ta kundërshtonin atë fazë të rëndësishme në rrugën e vendit drejt BE-së. Ai këshillon në përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare.
“Duke miratuar ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të krijojë dinamikë. Dinamikën e rrugës së vet. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen për reformat dhe do të bëhet shumë përparim dhe ne mund të konsiderojmë me të drejtë se dokumentet e nevojshme për hapjen e grupit të parë janë përgatitur dhe gati për miratim dhe do të fillojë një dinamikë e re e vërtetë. Sot jemi në një dinamikë që nuk ekziston, sepse procesi është ndalur dhe ne do të donim që procesi të fillonte përsëri. Dhe kur të fillojë, dinamika dhe marrëdhëniet brenda BE-së do të jenë të ndryshme.”, u shpreh ambasadori i Francës në Maqedoni Kristof le Rigoler.
Mickoski: Pa garanci, nuk ka ndryshime kushtetuese
Për kryeministrin Hristijan Mickoski ndryshimet kushtetuese janë të pamundura në mungesë të garancive. Ai thotë se i gjithë procesi varet nga VMRO-DPMNE dhe ekzekutivi nuk do të lejojë procese në dëm të interesave maqedonase.
“Nuk kam qëllim, derisa të jem kryetar I qeverisë që për çfardo çmimi të hyjë në një aventurë të tillë. Ne mund të hyjmë në aventurë, ne nuk injorojmë elefantin, ai është këtu, na e sollën parardhësit në ekzekutiv. Por, përderisa nuk ka fund të qartë, pa e ditur se çfar fiton komuniteti maqedonas në Bullgari, pa patur konkluza të qarta nga Këshilli i Evropës, ne nuk e kemi ndërmend të hyjmë në çfardo aventure, e cila do të na çoj në ndonjë moçal tjetër politik.”, u shpreh kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ndërkohë qeveria mbetet e përkushtuar në agjendën reformuese dhe zbatimin e planit akcional për pakica. Mickoski pret që na raportin e qershorit Maqedonia të merr vlerësime pozitive duke kryesuar listën e vendeve kandidate. Franca i ofron mbështetje institucionale dhe me ekspertë për reformat në drejtësi, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pjesë e klasterit të parë të vlerave fundamentale që duhet të hapet i pari.


