Videolotaria Casinos Austria, në kuadër të partneritetit të saj me Operën dhe Baletin Kombëtar, me kënaqësi të veçantë njofton premierën e një prej baleteve më të dashura të të gjitha kohërave – “Arrëthyesi” nga Pjotr Iliç Çajkovski.
Kjo fantazi magjepsëse baleti në dy akte do të vihet në skenën e OBK më 28 mars 2026, me fillim në ora 19:30, si dhe më 8 prill, në ora 20:00.
Dirigjent i shfaqjes është Eduard Ambarcumjan, ndërsa koreografia dhe libreti mbajnë autorësinë e Sasha Evtimova. Skenografinë e realizon Marija Veteroska, kostumografinë Marija Pupuçevska, koncert-majstër është Kliment Todorovski, ndërsa asistentë të koreografisë janë Dmitro Çebotar dhe Maja Mitrovska Bogojevska.
Në rolet kryesore interpretojnë: Hristina Naçevska Mitrashinoviq (Zana e Sheqerit), Francisco Jimenez Ruiz (Kavalieri), Balazs Loçei (Mbreti i Dëborës), Natasha Trendafilova Gicev (Mbretëresha e Dëborës), Igor Velanoski (Droselmaer), Boban Kovaçevski (Mbreti i Minjve), Veselin Trajkoski (Lukas – Arrëthyesi), Gala Koçevska (Klara) dhe Marko Mijatoviq (Fric).
Në shfaqje marrin pjesë solistë të dalluar, ansambli, orkestri dhe kori i Operës dhe Baletit Kombëtar, si dhe nxënës të departamentit të baletit pranë Shkollës së Mesme Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Luj”.
Mbështetja e projekteve kulturore përbën një segment të rëndësishëm të strategjisë korporative të Videolotarisë Casinos Austria. Ne besojmë fuqishëm se kultura është burim i bukurisë, frymëzimit, shpirtëzimit dhe bashkësisë – vlera që e pasurojnë komunitetin dhe kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.


