Taravari për arrestin e Grubit: Mendoj se ka pasur një marrëveshje që ai të kthehet!

featured
Press Online
27 Mars 2026, 11:46

Në një intervistë për emisionin “Win Win” në TV TELMA, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASSH), Arben Taravari, foli për situatën politike në vend.

Ai deklaroi se nuk ka informacion për ngjarjet e përhapura në media rreth “kalimit nga arratia në kufi deri te shtëpia e arrestit shtëpiak” të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, dhe shtoi se për çdo spekulim “mund të ketë qindra teori, por nuk dihet nëse gjithçka është e planifikuar apo spontane”.

“Shumë spekulime mund të ketë, por atë që ka ndodhur, nuk e di nëse është e dakorduar apo spontane. Megjithatë, mendoj se ka pasur ndonjë marrëveshje të caktuar që ai të kthehet dhe një natë të mos qëndrojë në arrest. Për pjesën tjetër, vendosin organet gjyqësore, kjo është puna e tyre”, tha Taravari në intervistë, përcjell PressOnline.al

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka lidhje me partitë e tjera dhe se çdo pretendim se është “njeriu i Ali Ahmetit” është i pavërtetë:

“Ne po zhvillojmë partinë tonë dhe nuk kemi lidhje me asnjë tjetër,” shtoi ai.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.