Në stadiumin Parken Stadium, para mbi 36 mijë tifozëve, Maqedonia e Veriut u mposht thellë 4-0 nga Përfaqësuesja e Danimarkës në futboll në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën danezët dominuan plotësisht.
Mikkel Damsgaard hapi serinë e golave, ndërsa Gustav Isaksen realizoi dy herë brenda pak minutash. Rezultatin e vulosi Christian Nørgaard pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Christian Eriksen.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të portierit Stole Dimitrievski në pjesën e parë, “verdhekuqtë” nuk arritën të reagojnë në vazhdim.
Danimarka kalon në finale, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet jashtë garës për Botërorin.(INA)




