Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Situata e pazakontë që përfshin Brojën

Press Online25 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, nuk e sheh si një dështim merkaton që ka bërë klubi, pasi futbollistët e afruar nuk po bëjnë paraqitjet e pritshme prej tyre dhe skuadra po vuan për rezultatet duke qenë shumë pranë rënies nga Premier Liga.

Në ndeshjet e fundit në stol kanë qenë pjesa më e madhe e lojtarëve për të cilët është investuar në shifra të rëndësishme dhe ndaj Bornmuthit për shembull, në stol ishin lojtarë për të cilët ishin shpenzuar 90 milionë paund, mes të cilëve edhe Armando Broja. I pyetur nëse e cilësonte si dështim të merkatos, ai ka kundërshtuar këtë mendim.

“Nuk e mendoj kështu. Qartësisht që zgjidhen lojtarët në një moment të caktuar për atë që është më e mira në situatën aktuale. Siç e kam thënë më përpara, mendoj se për të gjithë në këtë vit, kishte mungesë qëndrueshmërie në nivele të caktuara të paraqitjes dhe mendoj se keni parë këtë.

Keni parë disa futbollistë të paraqiten shumë mirë dhe pastaj të pësojnë një rënie. Lojtarë të rinj vijnë në një ambient të ndryshëm, kulturë të ndryshme. Unë mundohem gjithmonë të zgjedh formacionin më të mirë që e shoh në stërvitje gjatë javës që të mundohet të na sigurojë një rezultat.

Ndaj ndërsa padyshim mund ta shohësh dhe thuash “a është një dështim në afrime?”, nuk mendoj se është ky rasti në fjalë.

Në momente të caktuara kjo është një skuadër e fortë dhe qartësisht unë i bëj zgjedhjet në bazë të saj, duke pasur njohuri mbi situatën aktuale të futbollistëve”, shpjegoi Parker duke bërë të qartë se lojtarët që liheshin në stol, ishin atje pasi nuk ishin në formën më të mirë të mundshme.

Previous ArticleÇifligu: PS i ka ndezur motorët elektoralë, po PD? Kaso: Socialistët thjeshtë po marketojnë pas luftës së brendshme
Next Article Diana Avdiu nënë për herë të parë, publikon imazhet e ëmbla

Lajme të ngjashme

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.