Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit

Press Online25 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjermania përmes një nisme të re ligjore, synon vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe kufizimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeç.

Masa vjen në kuadër të përpjekjeve në rritje për të luftuar obezitetin tek fëmijët, një çështje që po gjen mbështetje të gjerë ndërpartiake në vend.

Propozimi pritet të hidhet në votim këtë të premte në Bundesrat, organi federal që përfaqëson 16 landerët gjermanë, duke shënuar hapin e parë drejt një rregullimi të mundshëm ligjor.

Drafti nuk përcakton ende nivelin konkret të taksës mbi sheqerin, por parashikon që të ardhurat e gjeneruara të kanalizohen në programe dhe iniciativa për përmirësimin e shëndetit publik.

Kryeministri i Schleswig-Holstein dhe një nga iniciatorët e propozimit, Daniel Günther, theksuan se industria ushqimore duhet të nxitet të rishikojë formulat e produkteve të saj.

Një tjetër element kyç i propozimit është vendosja e kufizimeve për pijet energjike, për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, taurines dhe sheqerit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 100 vende në botë kanë aplikuar tashmë taksa mbi pijet me sheqer, përfshirë rreth gjysmën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si Belgjika, Franca dhe Portugalia.

Edhe pse CDU, pjesë e së cilës është edhe Günther, kishte refuzuar një propozim të ngjashëm në muajin shkurt, zhvillimet e fundit tregojnë për një ndryshim qëndrimi, me disa deputetë që tashmë e mbështesin nismën, së bashku me të Gjelbrit dhe Socialdemokratët.

Sondazhet tregojnë gjithashtu një mbështetje të konsiderueshme nga publiku, rreth 60% e qytetarëve gjermanë janë në favor të këtij hapi.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2024 nga studiues të Universitetit Teknik të Mynihut vlerëson se një taksë e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar do të ulte konsumin ditor të sheqerit me 2-3 gramë për person.

Previous ArticleSylvinho: Polonia të vret në kundërsulm! Të shohim si mund të shfrytëzojmë Mehmetin e Muçin!
Next Article Magjia e stilit që tërheq vëmendjen në çdo foto

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.