Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026

TAV Aeroporte për herë të tretë realizon iniciativën e gjelbër „Mbillim sot për një të nesërme të qëndrueshme”, mbillen 30 pemë të reja në Komunën e Ilindenit

24 Nëntor 2026

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Si ta kuptoni nëse shoqëria është duke e dëmtuar fëmijën tuaj?

Press Online24 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Miqësitë e dëmshme shpesh kalojnë pa u vënë re nga prindërit. Këto shenja dhe këshilla ju ndihmojnë të reagoni në kohë. Është normale që jo të gjithë miqtë e fëmijës tuaj t’ju pëlqejnë dhe është e rëndësishme t’u jepni fëmijëve hapësirë për të eksploruar miqësi të ndryshme. Megjithatë, ndonjëherë nuk bëhet fjalë vetëm për simpati apo antipati marrëdhënia mund të bëhet e pashëndetshme dhe e dëmshme. Në situata të tilla, prindërit shpesh e kanë të vështirë të vlerësojnë si të reagojnë dhe nëse duhet të ndërhyjnë. Këto miqësi mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien emocionale dhe sociale të fëmijës, prandaj ekspertët këshillojnë si të njihet problemi dhe si t’i qasemi atij.

Çfarë është një miqësi toksike?

Emily Zeller, terapiste familjare dhe martesore, e përshkruan mikun toksik si një person që “në mënyrë të vazhdueshme sillet në mënyrë që e lodh fëmijën, e manipulon ose i shkakton dëm emocional, social, madje edhe fizik”. Këto marrëdhënie karakterizohen nga modele të qarta sjelljeje të pashëndetshme, si:

  • negativitet i vazhdueshëm (nënçmim, tallje, ulje e vetëvlerësimit)
  • sjellje kontrolluese dhe posesive
  • drama dhe manipulim (ndjenjë faji, përhapje thashethemesh, “testime” besnikërie)
  • marrëdhënie njëanshme (njëra palë vetëm merr, pa dhënë)
  • presion nga bashkëmoshatarët për sjellje të rrezikshme

Shenjat që fëmija është në një miqësi toksike

Nuk është gjithmonë e lehtë ta vëreni këtë, sepse fëmijët shpesh nuk dinë ta shprehin çfarë po përjetojnë. Sipas terapistes Cheryl Groskopf, duhet të jeni të vëmendshëm nëse:

  • fëmija ndryshon sjellje (bëhet më i heshtur, i tërhequr apo i tensionuar)
  • largohet nga njerëzit që më parë i besonte
  • duket i lodhur emocionalisht pas takimeve me atë mik
  • është më i irrituar, i trishtuar ose i paqëndrueshëm

Sjellja pas takimeve është shpesh sinjali më i qartë.

Si të flisni me fëmijën

Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të flasin për këto situata. Ekspertët këshillojnë të mos reagoni me ashpërsi.

Mos:

  • e kritikoni drejtpërdrejt mikun
  • e vendosni fëmijën në pozitë mbrojtëse

Bëni:

  • pyetje të hapura dhe të qeta
  • tregoni interes dhe mirëkuptim

Shembuj pyetjesh:

  • “A ndihesh i/e sigurt kur je me të?”
  • “Çfarë ndodh kur nuk pajtoheni?”
  • “A mund të thuash lirshëm mendimin tënd?”
  • Qëllimi është të ndihmoni fëmijën të kuptojë vetë ndjenjat e tij.

Nëse fëmija nuk e sheh problemin

Ndodh shpesh që fëmija të mos e kuptojë se marrëdhënia është e dëmshme.

Në vend që ta quani mikun “të keq”:

  • bëni pyetje reflektuese
  • vini në dukje ndryshimet në sjellje
  • jepni shembuj të marrëdhënieve të shëndetshme

Jepini kohë dhe hapësirë që të arrijë vetë në përfundime.

Kur duhet kërkuar ndihmë profesionale?

Në disa raste, mbështetja e prindërve nuk mjafton. Kërkoni ndihmë nga psikologu shkollor, terapisti, pediatri, sidomos nëse:

  • gjendja emocionale përkeqësohet ndjeshëm
  • ka shenja abuzimi
  • shfaqen sjellje të rrezikshme.

Një profesionist mund ta ndihmojë fëmijën të kuptojë situatën, të vendosë kufij, të mbrojë veten emocionalisht.

Previous ArticleShefi i CIA-s për Ballkanin ishte i pranishëm sot në Gllogjan, u prit nga Ramush Haradinaj
Next Article Skitë Alpine/ Lara Colturi nuk shkëlqen në Lillehammer, e 16 në garën e slalomit special

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të zbatojë kontrolle të përforcuara inspektuese…

TAV Aeroporte për herë të tretë realizon iniciativën e gjelbër „Mbillim sot për një të nesërme të qëndrueshme”, mbillen 30 pemë të reja në Komunën e Ilindenit

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, së bashku me përfaqësuesit e Komunës…

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit,…

Trençevska: Në vitin 2025 janë regjistruar 1754 raste të reja të dhunës në familje

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Në Maqedoni, gratë nuk vuajnë më vetëm nga duart e abuzuesve –…

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.