Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

23 Nëntor 2026

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bellaj paralajmëron largimin nga Vora: Më e mira është të ndërrohet trajneri, siç ka thënë Konica…

Press Online22 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Arjan Bellaj ka dhënë sot sinjalin se po bëhej gati t’i jepte lamtumirën Vorën pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës. Ai ka bërë të qartë se do të flasë me drejtuesit e klubit për këtë vendim, duke saktësuar se e mira ishte të ndërrohej trajneri.

“Sido që të jetë, edhe këta që u futën dhe ata që filluan e kishin shpirtin, thjesht agresiviteti na mungoi, edhe kroset nga Bardhi e Geci i kishim dy mundësi të bënim gol apo të futeshim në lojë, nuk ia arritëm. Prapë dua t’i përgëzoj të gjithë. Edhe qëndrimin tim do ta rishikoj me presidentin, sepse besoj unë kam dhënë gjithçka në ekip, edhe në ngritje. Ekipi nuk është i rënë nga kategoria, është në një moment që mund të qëndrojë. Nuk është që bëmë një lojë të gabuar dhe jemi ne kandidatë kryesorë për rënien, jemi ekip i mirë, janë çuna të mirë, të shkëlqyer, janë profesionistë. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata që vjet ngritën ekipin. Edhe ata po njësoj janë pjesa kryesore e ekipit që e mbajnë. Nuk është e thjeshtë, është punë. Meritën në këto raste e merr trajneri, presidenti, lojtarët, asnjë tjetër nuk ndikon të ky ekip, përveç presidentit, trajnerit e futbollistët, për këtë do i përgëzoj.

Do flas me presidentin, çunat deri diku i takova të gjithë, i përgëzova të gjithë. Edhe vjet, edhe sivjet kemi bërë maksimumin. Nuk ishim favoritë për të hipur, por me 1-0, duke bërë gol e marrë tre pikët. Edhe këtë vit, dhëmb më dhëmb, me djersë e shpirt nga ata futbollistë. Sigurisht është edhe punë e stafit, se gjithmonë lavdërohen futbollistët, por edhe stafi ka dorën e tij sivjet e këtë vit, ekipi është në situatë jo të mirë për këtë ndeshje, por i ka mundësitë më të mira për të qëndruar në kategori. Është shprehje e Konicës mos gaboj, “Shqipëria do bëhet edhe pa shqiptarë”, edhe Vora do qëndrojë si e duan, si nuk e duan, do qëndrojë në kategori. Nuk e them për fakt të jashtëm, e them për ata që duhet ta dëgjojnë.

Është e thjeshtë për mua se asnjëherë nuk duhet të hidhen, askujt që ka dhënë shpirtin që ka dhënë shpirtin për një ekip, të hidhet poshtë gjithçka nga njerëz që nuk kanë të drejtë fare të flasin.

Është edhe momenti që duhet ta bëj, e kemi folur me presidentin edhe një herë tjetër, se duhet ndryshuar diçka në ekip. E mira gjithmonë është të ndërrojë trajneri. Është momenti i mirë, por edhe i keq për ekipin që të ikë trajneri që dikush tjetër të japë diçka më shumë i ka mundësitë, futbollistët, ka gjithçka, se e ka treguar.

Unë sigurisht do flas me presidentin, por thjesht them që ka mundësinë dhe potencialin futbollistët, ata që janë, kthehen të gjithë dhe i kemi mundësitë të qëndrojmë, se jemi ekip i mirë dhe kemi mundësinë që të bëjmë edhe më shumë”, tha Bellaj.

Previous ArticlePapa Leoni: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin, nuk mund të heshtim
Next Article Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën

Lajme të ngjashme

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.