Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Propozim-ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit të martën në mbledhje të Qeverisë

Press Online19 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani do të jetë në seancë Qeverie të martën, ndërsa më pas do të përpunohet në Kuvend. Besoj se për një, maksimumi një muaj e gjysmë, ligji do të përpunohet. Nuk kemi asnjë pikë të hapur që nuk është përfunduar. Patëm disa takime me të gjitha palët e interesuara, i analizuam të gjitha vërejtjet nga pikëpamja shkencore dhe nga aspekti ekonomik, infrastrukturor, social dhe shëndetësor, dhe me kënaqësi mund të them se të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Theksoi se nuk ka çështje që nuk është trajtuar, ndërsa ka lidhje me ligjin.

“Vlerësoj se shumë shpejtë vendi ynë do të njihet edhe në Evropë dhe në botë. Shpresoj se për dy – tre vjet do të kemi konferencë për media për uljen e numrit të duhanpirësve në shtet prej mbi 45 për qind, të shpresojmë që synimi të vendoset nën 20 për qind”, tha Aliu duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media, në të cilën ishin prezantuar të dhënat nga raporti global për vitin 2025 i Grupit të agjencive të KB-së për vlerësim të vdekshmërisë te fëmijët.

Bëmë, sqaroi ministri, analizë shkencore si mundet dhe cilat janë kushtet minimale dhe maksimale që të mundet hapësira të trajtohet si hapësirë për pirje duhani ose hapësirë në të cilën nuk lejohet pirja e duhanit.

“Kemi arritur në përfundimin, si nga bashkësia shkencore ashtu edhe nga ekspertët e shëndetit, se me dy anë të hapura, hapësira, tarracat, mund të jenë vende ku lejohet pirja e duhanit. Vetëm në Shkup, ka mbi shtatë mijë ofrues shërbimesh ushqimore me tarraca. Në Shkup, një numër i madh i objekteve të hotelerisë kanë një infrastrukturë të tillë sa është e pamundur të ketë tre anë të hapura. Kjo është arsyeja pse e përfshimë në ligj që edhe çatia mund të jetë e hapur sepse është vërtetuar se duke e trajtuar çatinë si një nga anët që mund të jetë e hapur, ajri pastrohet në pak sekonda. Një nga masat më të mëdha infrastrukturore që të gjithë ofruesit e shërbimeve ushqimore duhet të kenë sipas ligjit është se ata do të duhet të bëjnë hyrje në vetë objektin e hotelerisë që është e ndarë nga zona e pirjes së duhanit. Ideja është të mbrohen qytetarët jo-duhanpirës dhe të caktohet një vend ku lejohet pirja e duhanit”, shtoi Aliu.

Previous ArticleHoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike
Next Article Vidhen 3 mijë euro, para që u dhuruan nga besimtarët për familje në nevojë

Lajme të ngjashme

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.