Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim

Press Online19 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm, teksa i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndëshkojë këtë qasje destabilizuese të Serbisë.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të mos bien pre e politikave nxitëse, destabilizuese, autokrate dhe shtypëse të Serbisë, pas demonstrimit të stërvitjeve ushtarake me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit dhe krejt afër kufirit me Kosovën.

“Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë përbën jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për të frikësuar banorët atje, që ka vite që po përballen me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat serb, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur të Republikës Kosovës”, tha Kurti në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaqevë, nga njësia e brigadës 66 e parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopter H125M dhe kërcënimet me parashutë, disa metra larg kufirit me Republikën e Kosovës, sipas kryeministrit, përbëjnë një shfaqje të rrezikshme të agresionit.

“Kjo shfaqje bëhet edhe më alarmuese kur kujtojmë se e njëjta njësi ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Milan Radojçiq, të cilët realizuan sulmin agresorë terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, kur vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku, heroin e Kosovës. Këto lëvizje ushtarake të kombinuara me retorikën nxitëse të presidentit të Serbisë, Vuçiq, se kinse Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga një aleancë Kroaci- Shqipëri-Kosovë, si dhe blerja e armatimit kinez dhe rus konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm”, tha tutje Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, në një kohë kur siguria globale është tejet e brishtë, për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë, si dhe tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, me Iranin gjithnjë e më agresor ndaj fqinjëve, Beogradi po shfrytëzon këtë moment për të sfiduar gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe në përgjithësi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sipas interesave e Serbisë dhe aleatëve të saj, Rusisë dhe Iranit, që duan të kenë trazira, konflikte dhe paqëndrueshmëri gjithandej.

“Nga anë tjetër, duhet të vërejmë edhe që Serbia këtë po e bën nga dëshpërimi i saj. Së pari, tash nuk kanë më struktura ilegale e paralele në Kosovë që të na destabilizojnë e cenojnë së brendshmi, andaj sillen e pështillen rrotull kufirit. Dhe së dyti, Serbia nuk mund të mbaj më rajonin tonë të Evropës Juglindore peng. Ajo ka ngelur e fundit për nga indekset ndërkombëtare të demokracisë, drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të gjithë ne të tjerët e duam Bashkimin Evropian, kurse ajo është përcaktuar për Federatën Ruse”, ka nënvizuar Kurti.

Me këtë rast, Kurti i bëri thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të mos bien pre e politikave nxitëse, destabilizuese, autokrate dhe shtypëse të Serbisë.

“Institucionet e Kosovës mbeten vigjilente dhe të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim. Por është koha që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkoj këtë qasje destabilizuese të Serbisë që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe sigurinë rajonale. Është koha e fundit pra që bota demokratike të dënojë veprimet e tilla të përsëritura të Serbisë dhe të ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka përfunduar Kurti.

Previous ArticleKosova dhe Italia nisin me zbatimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Next Article Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, rritje 4%

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.