Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit

Press Online18 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Blake Fielder Civil, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës Amy Winehouse ka thënë se do ta pranonte përgjegjësinë nëse do të ishte fajtor për vdekjen e këngëtares, e cila vdiq si pasojë e helmimit me alkool në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.

Çifti ishin të martuar nga viti 2007 deri në vitin 2009. Derisa ka folur në podcastin “We need to talk” ai ka thënë se shumë njerëz mendojnë që vdekja e artistes është përgjegjësi e tij.

“Unë e di që shumë njerëz, sidomos ata që lexonin mediat njëzetë vjet më parë, kanë krijuar idenë se vdekja e Amyt është për shkak të fajit tim. Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk i shmangem përgjegjësisë. Nëse kam bërë diçka, do ta pranoj, por nuk e kam bërë”, ka thënë ai, duke shtuar se është në rregull me situatën në të cilën  gjendet.

Derisa ka folur për karakterin  e artistes, ai ka thënë se Amy ishte kryeneçe dhe gjithmonë bënte siç donte vet, shkruan Female First.

“Amy kishte dëshirat e saj,  dhe këtë nuk po  e them për shkak të mosrespektit ndaj saj, por ajo bënte gjithmonë atë që donte edhe pse e dinte që alkooli po i bënte dëm, prandaj edhe vazhdonte të pinte”, ka thënë ai.

Amy kishte probleme me drogën dhe alkoolin, por Blake këmbëngul se ajo e kishte provuar drogën edhe para se të njihej me të.

“Më duhet ta mbroj vetën pak për disa gjëra, sepse nuk  është e drejtë ndaj njerëzve që më duan që të shohin gjëra të tilla të pavërteta”, ka shtuar ai.

Siç raportohet ylli kishte filluar të provonte kokainë me një nga ish-partnerët e saj.

Tutje Blake ka shkruar se kishin qarkulluar me kohë fotografi të Amyt në ceremoninë e “Brit Awards” duke marrë “pluhur nga hunda” dhe sipas tij, kjo dihej botërisht.

“Dihej që Amy kishte eksperimentuar me drogë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me mua. Heroina është diçka që siç kam thënë, e kam provuar ndoshta dhjetë herë, e kam konsumuar gjatë një periudhe gjashtëmujore me disa miq dhe kaq ishte përvoja ime me të. Por po, herën e parë që ajo e provoi me mua, për mua ishte ndoshta hera e gjashtë”, ka shtuar ai tutje.

Blake ishte në burg kur Amy vdiq duke vuajtur një dënim prej 32 muajsh burgim për vjedhje në një banesë dhe disa shkelje të tjera ligjore që lidhen me armë zjarri. Por, ai këmbënguli se ata po e diskutonin mundësinë për t’u ribashkuar pak para vdekjes së saj.

“Javën që vdiq ajo, unë isha në burg, fatkeqësisht. Ne ende po flisnim seriozisht për mundësinë që të ribashkoheshim përsëri”, ka përfunduar ai.

Previous Article“Viktimat shpesh harrohen”, Dua Lipa kritikon mënyrën se si u raportua për dosjet Epstein
Next Article Juventusi synon t’ia rrëmbejë Romës kapitenin

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.