Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ikona e papërsëritshme e “Dior” dhe “Margiela”, John Galliano, po vjen të ndryshojë ZARA-n

Press Online17 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një nga emrat më të mëdhenj dhe më të papërsëritshëm të modës botërore po bën një lëvizje që askush nuk e priste. John Galliano, njeriu që dikur dominonte pasarelat e luksit me teatrin e tij ekstravagant dhe vizionin e guximshëm, po hyn në një partneritet dyvjeçar me ZARA-n. Një bashkëpunim jo “collab” i zakonshëm, por një eksperiment i madh mes artit të haute couture dhe fuqisë së tregut masiv.

Ky bashkëpunim nuk e vendos Galliano-n si drejtor kreativ të ZARA-s në mënyrën klasike. Përkundrazi, ai do të punojë mbi koleksione sezonale, duke marrë si bazë pjesë nga arkivat dhe koleksionet e mëparshme të ZARA-s.

Ideja është dekonstruktimi dhe rindërtimi i tyre në krijime të reja, një proces shumë i lidhur me ADN-në e tij artistike. Pra, nuk bëhet fjalë për një “koleksion Galliano” të pastër, por për një reinterpretim të ZARA-s përmes syrit të tij.

Pikërisht kjo e bën lajmin kaq të bujshëm. Sepse për herë të parë në këtë nivel, një figurë që ka ndërtuar identitetin e saj mbi luksin ekstrem dhe pasarelën spektakolare, po hyn në një nga markat më të mëdha të modës masive në botë. Është një përplasje mes dy botëve: njëra e rrallë, elitare dhe teatrale, tjetra e shpejtë, globale dhe e aksesueshme.

Për të kuptuar peshën e këtij momenti, duhet të kuptosh kush është John Galliano.

Ai është një nga mendjet më kreative që ka njohur moda në dekadat e fundit. U bë i njohur që në fillim me koleksionin e diplomës në Central Saint Martins, një punë aq e fortë sa u ble menjëherë dhe e vendosi në hartën e modës.

Kulmi i parë i madh erdhi në Paris. Fillimisht në Givenchy, si stilisti i parë britanik që drejtoi një shtëpi franceze të këtij niveli, dhe më pas në Dior, ku shkroi historinë.

Në Dior, Galliano krijoi spektakël, narrativë dhe imazhe që mbetën në kulturën pop. Koleksionet e tij ishin si teatro të gjalla, të mbushura me referenca historike, dramë dhe një sens të fortë identiteti.

Në atë periudhë lindën edhe disa nga ikonat më të njohura të modës. Dior Saddle Bag, printet e famshme si ai i gazetës, apo momentet e tapetit të kuq që ndryshuan mënyrën si moda lidhet me Hollywood-in. Ai e ktheu Dior në një makineri jo vetëm kreative, por edhe kulturore.

Pas një rënieje të fortë në 2011 që e largoi nga Dior dhe e la jashtë industrisë për një periudhë, Galliano bëri një rikthim që pak kush e besonte.

Në Maison Margiela, ai u shfaq ndryshe. Më i përmbajtur, më teknik, por po aq brilant. Koleksionet e tij të fundit në Margiela u vlerësuan si ndër më të fortat e karrierës së tij, një dëshmi se ai nuk ishte vetëm një yll i së kaluarës, por ende një forcë kreative në kulm.

Dhe pikërisht pas këtij kapitulli të suksesshëm, ai zgjedh të shkojë te ZARA. Një vend ku audienca është shumë më e gjerë, ritmi është më i shpejtë dhe loja është krejt tjetër. Kjo është ajo që e bën këtë bashkëpunim kaq intrigues. Është një artist që po hyn në një sistem krejt tjetër dhe po përpiqet ta rishkruajë nga brenda.

Koleksioni i parë pritet në shtator 2026 dhe tashmë industria po pret me kuriozitet. A do të shohim një ZARA më artistike, më të guximshme, më “Galliano”? Apo do të jetë një version i filtruar i tij për publikun e gjerë?

Një gjë është e sigurt. Kur një emër si John Galliano lëviz, moda nuk qëndron e njëjtë!

Previous Article“Më lini të marr frymë…”/ Alaudini përgjigjet për ‘BBVK5’
Next Article “Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.