Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

Press Online16 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me akuzat se kishte komplotuar për të marrë fonde të paligjshme për fushatën e tij presidenciale nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Sarkozy, i cili ka udhëhequr Francën nga viti 2007 deri në 2012, mohon çdo shkelje. Vitin e kaluar, ai u dënua me pesë vjet burg për komplot kriminal lidhur me marrëveshjen e supozuar për financimin e fushatës nga regjimi libian.

Ky dënim e bëri atë udhëheqësin e parë të një vendi të BE-së që shkoi në burg, si dhe liderin e parë francez pas Luftës së Dytë Botërore që shkoi pas hekurave.

Pas 20 ditësh në burgun e Parisit, të cilat i përshkroi si “tmerr” dhe “përjetim të vështirë”, Sarkozy u lirua në nëntor, duke pritur apelimin dhe publikoi një libër mbi përvojën e tij. Ai qëndroi në izolim për sigurinë e tij, në një qeli individuale prej rreth 9 metrash katrorë me dush dhe tualet privat.

Në gjyqin e vitit të kaluar, prokuroria e akuzoi Sarkozy-n për një marrëveshje me Gaddafi-n si ministër i Brendshëm në vitin 2005, ku do të siguroheshin fonde për fushatën presidenciale 2007 në këmbim të mbështetjes diplomatike për regjimin libian. Sarkozy u shpall fajtor për një akuzë të komplotit kriminal dhe u shpall i pafajshëm për tre akuza të tjera për korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike libiane dhe financim të paligjshëm të fushatës.

Në procesin e ri të apelimit që fillon të hënën, Sarkozy do të përballet me të katër akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në 10 vjet burg.

Sipas prokurorëve, regjimi libian kishte kërkuar favore diplomatike, ligjore dhe ekonomike në këmbim të fondeve, duke përfshirë rehabilitimin e imazhit ndërkombëtar të Gaddafi-t. Ish-udhëheqësi libian, i cili sundoi Libinë për 41 vjet, ishte i izoluar për shkak të lidhjeve me terrorizmin, përfshirë bombardimin e fluturimit Pan Am 103 mbi Lockerbie në Skoci në vitin 1988.

Previous Article“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”/ Prestigjiozja britanike zbulon: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore
Next Article Shefi i BE-së largohet nga Kosova, Avio Orav merr detyrë të re në Turqi

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.