Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

‘Sezoni i ballkonit’: Këto janë 7 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë aty!

Press Online15 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ekspertët e sigurisë në shtëpi paralajmërojnë: disa gjëra që shumë njerëz i mbajnë në ballkon mund të shkaktojnë zjarr, dëmtime në ndërtesë ose të tërheqin insekte dhe brejtës. Ballkoni shpesh shihet si një vazhdim i dhomës së ndenjës, por është e rëndësishme të dini se ai nuk është menduar si depo shtesë. Disa objekte që vendosen aty mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë, por edhe të prishin pamjen e hapësirës.

Për shumë njerëz, ballkoni është një nga vendet më të dashura të shtëpisë një oazë e vogël për kafen e mëngjesit, për ajër të freskët ose për t’u çlodhur pas një dite të lodhshme. Megjithatë, disa sende nuk duhet të qëndrojnë aty, sepse mund të krijojnë rrezik nga zjarri, të dëmtojnë strukturën e ndërtesës ose të tërheqin insekte dhe dëmtues të tjerë. Ekspertët e sigurisë në shtëpi theksojnë se disa objekte nuk duhet të përfundojnë kurrë në ballkon. Ja shtatë prej tyre që është më mirë t’i mbani diku tjetër.

Skarat elektrike

Pjekja në skarë në ballkon mund të duket ide e këndshme, por shpesh nuk është zgjidhja më e mirë. Temperatura e lartë, tymi dhe rreziku i përhapjes së zjarrit e bëjnë skarën potencialisht të rrezikshme, sidomos në ndërtesat me shumë banesa. Në disa pallate, përdorimi i saj madje është i ndaluar pikërisht për shkak të rrezikut nga zjarri.

Ngrohësit e jashtëm

Ngrohësit për ambiente të hapura, nuk janë gjithmonë të përshtatshëm për ballkon. Nëse përmbysen, lagen nga shiu ose bien në kontakt me objekte të tjera, mund të shkaktojnë qark të shkurtër ose zjarr. Për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kushteve atmosferike i dëmton shpejt.

 Pajisjet e mëdha shtëpiake

Disa njerëz vendosin në ballkon pajisje të vjetra ose rezervë, si rrobalarëse, tharëse rrobash apo frigoriferë. Por këto pajisje janë të rënda, zënë shumë hapësirë dhe nuk janë të projektuar për qëndrim në ambient të hapur. Lagështia dhe shiu mund të shkaktojnë ndryshk, myk dhe defekte në pjesët elektrike.

Pajisjet me bateri litiumi

Trotinetët elektrikë, bateritë e veglave ose pajisje të tjera me bateri litiumi nuk duhet të mbahen në ballkon. Nën rrezet e forta të diellit ato mund të mbinxehën, gjë që rrit rrezikun e zjarrit apo edhe të shpërthimit.

 Objektet prej qelqi

Edhe pse duken të padëmshme, objektet prej qelqi mund të bëhen problem. Në diell ato mund të reflektojnë dritën dhe nxehtësinë, ndërsa kushtet e këqija të motit, si breshri ose ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, mund t’i thyejnë. Nëse bien nga lartësia, mund të rrezikojnë njerëzit që kalojnë poshtë.

  Mbeturinat dhe qeset e plehrave

Mbajtja e qeseve të plehrave në ballkon deri në ditën e largimit të mbeturinave mund të duket praktike, por shpesh tërheq insekte, brejtës dhe erëra të pakëndshme. Në disa ndërtesa kjo praktikë është e ndaluar, sepse dëmton higjienën dhe pamjen e ndërtesës.

 Bombolat e gazit ose karburantet

Objektet që përmbajnë gazra ose lëngje të ndezshme, si bombolat e gazit apo petroleumi, janë veçanërisht të rrezikshme. Ekspozimi ndaj nxehtësisë ose diellit mund të rrisë presionin në rezervuar dhe të shkaktojë rrjedhje apo shpërthim.

Previous ArticlePrinci Leka ll martohet për së dyti herë, fotografja e oborrit që i’a mori zemrën dhe që e ndau nga gruaja e parë
Next Article Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.