Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndahet nga jeta filozofi gjerman, Juergen Habermas

Press Online15 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, është ndarë sot nga jeta në moshën 96 vjeçare në qytetin Starnberg pranë Mynihut, ku jetonte që nga viti 1971.

Një nga mendimtarët më me ndikim të shekullit të 20-të, ai ishte aktiv deri në vitet e tij të fundit dhe ishte një nga të paktët intelektualë publikë në Gjermani që mbante rregullisht qëndrim mbi çështjet politike.

Ai mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku theksoi se argumenton se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lërë te xhelatët e tyre.

“Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, kishte deklaruar Habermas për “Die Zeit”, në prill të 1999-ës.

Ndërkohë duke mbrojtur të drejtën e azilit gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015 dhe një Bashkim Evropian të bashkuar përballë populizmit dhe nacionalizmit të krahut të djathtë, Habermas mbeti aktivisht i përkushtuar ndaj idealit të tij kozmopolit për një demokraci të hapur dhe rigoroze.

Ai u vlerësua me Çmimin Gjermano-Francez të Medias në vitin 2018 dhe, pasi mbushi 90 vjeç vitin pasardhës, botoi një vepër me dy vëllime, 1,700 faqe, “This Too a History of Philosophy” , një vështrim mbi evolucionin e racionalitetit dhe arsyes njerëzore që Boston Revieë e quajti “një kryevepër erudicioni dhe sinteze”.

Pasi ka marrë çmime të rëndësishme ndërkombëtare gjatë gjithë karrierës së tij, përfshirë Çmimin Ndërkombëtar Memorial Holberg të vitit 2007, me vlerë rreth 520,000 euro, në vitin 2021 ai pranoi dhe më pas refuzoi një çmim prej 225,000 eurosh nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Me monarkinë absolutiste të Gjirit të akuzuar për shtypje, ai vendosi se ishte “gabim” të pranonte çmimin pasi u pa se binte ndesh me parimet e tij të lirisë së mendimit dhe debatit të hapur demokratik. /DW/

Previous ArticleSuperfuqia e gjelbër! Si avokado mbron zemrën dhe ushqen trurin…
Next Article Bedri Hamza i PDK-së: Kompromiset e Kurtit cenojnë sovranitetin, legjitimoi strukturat ilegale

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.