Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Martin Vulaj: Në Departamentin e Shtetit ka gjithmonë më shumë se një linjë influence

Press Online15 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këto komente, presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane (AARC) i bëri në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, duke folur për mundësinë e uljes së numrit të trupave amerikane në KFOR.

“Gjithmonë ka më shumë se një linjë të influencës nëpër administrata. Për shembull, gjatë kohës së luftës së Kosovës, para ndërhyrjes së NATO-s, ka qenë linja e zonjës Allbright, që ka qenë më agresive për ndërhyrje, dhe linja e ambasadorit Holbrooke, që ka qenë më serbo-centrist, dhe bënte presion për të mos ndërhyrë ushtarakisht. Fatmirësisht fitoi linja e zonjës Allbright”.
“Edhe në këtë kohë të rikalibrimit botëror të strategjisë së gjeopolitikës së ShBA-së, e kam theksuar se Amerika është në fazë të rikalibrimit të të gjitha resurseve të veta nëpër botë, drejt një ballafaqimi me Kinën, dhe këtu kemi parë evidencë te qasja e ShBA-së në luftën e Ukrainës, që kanë interes ta ndalojnë atë luftë dhe ta stabilizojnë atë gjendje sa më shumë, se nuk e shohin më Rusinë si kërcënim me kapacitet botëror”, deklaroi Vulaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se si rasti i Venezuelës, ashtu edhe rasti i Iranit, ka të bëjë me naftën, dhe specifikisht me naftën që Kina e merr nga këto vende.

“Në këtë kontekst, edhe resurset tjera, edhe bazat ushtarake që i kanë nëpër botë, që duke ulur kërcënimin që është nga Rusia, kjo linja që favorizonte heqjen e trupave nga Kosova, e sheh se ka më pak nevojë për t’i zvogëluar bazat ushtarake nëpër Evropë, duke përfshirë edhe ushtarët që janë në Kosovë, për t’i riorientuar dhe pozicionuar në një vend tjetër që përforcon këtë ballafaqim me Kinën”, potencoi Martin Vulaj.

Duke folur për letrën që senatorë republikanë e demokratë i dërguan Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për të mos i tërhequr trupat nga Kosova, e ku është edhe një mesazh që thonë se “Tensionet ndërmjet komuniteteve etnike serbe në veri të Kosovës vazhdojnë mes veprimeve të vazhdueshme nga qeveria qendrore e Kosovës që vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në komunitete”, Vulaj tha: “Kam pasur frikë se humbet në debate rëndësia e këtij mesazhi, pikërisht se vjen nga miqtë tanë”.

“Është shumë e rëndësishme kjo pjesë, sepse po na kritikojnë miqtë, se ne jemi duke e ngritur nivelin e tensionit. Niveli i tensionit, jo vetëm për domethënien e brendshme të Kosovës, por për domethënien e miqësisë që e kemi me ShBA-në, dhe vullnetin tonë të punojmë shumë ngushtë si partnerë, që gjithmonë t’i kemi parasysh, jo vetëm interesat tona, por edhe të aleatit kryesor që e kemi. Ne duhet të luajmë rolin e duhur për t’i ndihmuar këto interesa”.

“Kryeministri sot i ka bërë disa lëshime ndaj serbëve. Kjo mund të kritikohet në aspektin politik për shkak të premtimeve që i ka bërë më parë, por është një sinjal i bashkëpunimit. Gjëra të tilla duhet të bëhen edhe me ShBA-në, që të ngrihet niveli i bashkëpunimit dhe miqësisë, se kur ne atëherë insistojmë në mbajtjen e trupave të tyre, e kemi një kapacitet të komunikimit ndryshe për shkak të nivelit të miqësisë dhe partneritetit që e kemi”, u shpreh Vulaj. (Klankosova.tv)

Previous ArticleNga ndërmjetësuese në spektatore, roli i Evropës në Iran!
Next Article Në ditëlindjen e tij, Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.