Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Turistë pranverorë në Durrës, temperaturat e buta dhe çmimet e lira tërheqin të huajt

Press Online14 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qyteti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh pranverore në vendin tonë.

Temperaturat e buta, çmimet e lira dhe qetësia jashtë sezonit veror janë disa nga arsyet që tërheqin të huajt në këtë periudhë.
“Jam nga India. Oh, është një qytet shumë, shumë i bukur. Sapo isha në plazh, ishte vërtet këndshëm dhe shumë çlodhëse. Kështu që po kënaqem deri tani. Do të qëndroj 4 netë dhe 5 ditë”, u shpreh një turiste indiane.

“Jashtë sezonit është më lirë, mot më i mirë se në vendin tim, në Republikën Çeke dhe thjesht desha ta vizitoja, nuk mendova shumë për sezonin. Po kënaqem pamasë!”, tha një i ri nga Çekia.
Ndonëse muzeu arkeologjik dhe ai etnografik nuk janë ende të vizitueshëm, turistët, veçanërisht të rinjtë, nuk e shohin këtë si pengesë, pasi qyteti ofron dhe anë të tjera për të zbuluar.
Një grup të rinjsh nga Çekia thonë se po kalojnë një përvojë shumë të bukur duke zbuluar atmosferën urbane dhe mikpritjen e vendasve.
“Na kanë mbetur edhe dy ditët e fundit. Është e mrekullueshme Shqipëria, Durrësi! Njerëz të mrekullueshëm dhe të gjithë janë shumë të sjellshëm. Dhe të gjithëve u pëlqen skejtbordi”, shprehet një turist tjetër nga Çekia.
Përveç shëtitjeve në qytet e bregdet, vizitorët e huaj vlerësojnë edhe ushqimin, byrekun e ëmbëlsirat tradicionale.
“Ushqimi më pëlqen. Si ëmbëlsirat, edhe frutat e detit e deti gjithashtu. Ne nuk e kemi këtë lloj kulture gatimi. Këtu mund të kesh një furrë buke me të gjitha ato gjëra të mira”, thotë një turist.
Edhe pse sezoni veror nuk ka nisur ende, vizitorët e pranverës tregojnë se Durrësi, është një destinacion tërheqës pothuajse gjatë gjithë vitit./Top Channel

Previous ArticleAdrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë
Next Article Prezantueses së njohur i është përhapur kanceri në tru: “Nuk e di sa kohë më ka mbetur…”

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.