Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Truri i grave shtatzëna ndryshon më shumë sesa mendohej! Shkencëtarët zbulojnë se përse…

Press Online13 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë nuk janë shenjë dobësimi, por një proces natyror që ndihmon nënën të krijojë lidhje më të fortë emocionale me foshnjën dhe të zhvillojë aftësi të reja prindërore. Prej vitesh përdoret shprehja “truri i shtatzënisë”, si një shpjegim humoristik për harresën dhe ndjesinë e ngadalësimit mendor që disa gra përjetojnë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, një studim i ri shkencor sugjeron se pas këtyre ndryshimeve fshihet një proces shumë më kompleks: truri i gruas shtatzënë vërtet ndryshon, por në një mënyrë që e përgatit atë për amësinë.

Hulumtimi më i madh i këtij lloji deri më tani tregon se gjatë shtatzënisë masa gri e trurit zvogëlohet për rreth 5 për qind. Edhe pse kjo mund të tingëllojë shqetësuese në fillim, shkencëtarët theksojnë se bëhet fjalë për një proces natyror që ndihmon gratë të krijojnë lidhje më të fortë emocionale me foshnjën dhe të zhvillojnë aftësi të reja prindërore.

 Në vend që të bëhemi më pak të afta, në të vërtetë bëhemi më të specializuara për këtë rol, thotë Tania Esparza, një nga pjesëmarrëset në studim dhe një nënë e re.

Çfarë ndodh në tru gjatë shtatzënisë

Shkencëtarët analizuan trurin e 127 grave shtatzëna, të cilat iu nënshtruan rezonancës magnetike para shtatzënisë, gjatë saj dhe pas lindjes. Rezultatet u krahasuan me skanimet e 52 grave që nuk kishin qenë kurrë shtatzëna. Analizat treguan një ndryshim të qartë në strukturën e trurit: gjatë shtatzënisë masa gri zvogëlohet rreth 5 për qind, sidomos në zonat që lidhen me përpunimin e emocioneve, empatinë dhe lidhjen shoqërore. Një pjesë e kësaj mase gri rikthehet gjatë gjashtë muajve të parë pas lindjes, por jo plotësisht.

Pse zvogëlimi i masës gri mund të jetë i dobishëm

Masa gri përmban qelizat nervore që marrin pjesë në përpunimin e informacionit dhe emocioneve. Megjithatë, studiuesit besojnë se zvogëlimi i vëllimit të saj nuk nënkupton humbje funksioni. Përkundrazi, bëhet fjalë për një proces që i ngjan “krasitjes” së rrjeteve nervore.

Kur disa degë të një peme hiqen, pema mund të rritet më mirë Carmona, drejtoreshë e laboratorit NeuroMaternal në Madrid.

Me fjalë të tjera, truri riorganizon rrjetet e tij nervore për t’u përshtatur me rolin e ri kujdesin për fëmijën. Interesant është fakti se gratë te të cilat këto ndryshime ishin më të theksuara raportuan edhe lidhje emocionale më të fortë me foshnjën.

Pjesa e trurit që ndryshon më shumë

Ndryshimet më të mëdha janë vërejtur në një rrjet të trurit të quajtur “default mode network”, i cili lidhet me:

  •   vetëperceptimin
  • empatinë
  • altruizmin
  • kuptimin e emocioneve të të tjerëve

Këto aftësi janë thelbësore për prindërimin, sepse ndihmojnë nënën të kuptojë dhe të reagojë ndaj nevojave të foshnjës.

Hormonet si nxitës i ndryshimeve

Studiuesit analizuan edhe mostra të urinës dhe pështymës për të ndjekur ndryshimet hormonale. Rezultatet treguan se rritja e nivelit të estrogjenit shpesh shoqërohet me zvogëlimin e masës gri në tru. Kjo sugjeron se hormonet e shtatzënisë luajnë rol kyç në ndryshimet neurologjike që përgatisin nënën për prindërimin.

Një proces i ngjashëm ndodh edhe në adoleshencë

Shkencëtarët e krahasojnë këtë proces me ndryshimet që ndodhin gjatë adoleshencës, kur truri gjithashtu kalon një fazë riorganizimi përmes “krasitjes” së rrjeteve nervore. Në këtë kuptim, shtatzënia mund të përfaqësojë një tjetër fazë të rëndësishme zhvillimi në jetën e një gruaje.

Pse disa gra ndiejnë “mjegull mendore”

Edhe pse studimi nuk analizoi drejtpërdrejt kujtesën, shumë gra raportojnë harresë gjatë shtatzënisë. Studiuesit besojnë se kjo mund të lidhet me faktorë të tjerë si:

  • ngarkesa e madhe metabolike
  • mungesa e gjumit
  • ndryshimet hormonale
  • stresi emocional

Shtatzënia vendos një barrë të madhe fiziologjike mbi trupin, prandaj është e kuptueshme që disa gra ndihen më të lodhura dhe më pak të përqendruara, thotë profesorja Carmona.

 Amësia si një transformim i madh

Për Tania Esparza, pjesëmarrëse në studim, këto rezultate kanë edhe një kuptim personal.

Ishte emocionuese të mendoja se do të njihja një version të ri të vetes, thotë ajo.

Studimet po tregojnë gjithnjë e më qartë se shtatzënia nuk ndryshon vetëm trupin e gruas, por edhe trurin e saj, i cili përmes proceseve të ndërlikuara neurologjike përshtatet me një nga rolet më të rëndësishme të jetës amësinë.

Previous ArticlePutin planifikon masa për të mbrojtur infrastrukturën energjetike nga bombardimet ukrainase
Next Article Veterani i UÇK-së përlotet kur merr “Zarfin e Mërgimtarit”

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.