Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arian Gashi zgjidhet kryesues i KPK-së

Press Online13 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me votim të fshehtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka zgjedhur Arian Gashin si kryesuesin e ri të këtij institucioni.

Zgjedhja u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së, ku Gashi mori shumicën e votave të anëtarëve të këshillit.

Gashi mori katër vota “për”, ndërsa kundërkandidati i tij, Milot Krasniqi, siguroi dy vota.

Gashi po ashtu në fjalën e tij, nga ulësja e kryesuesit tha se angazhimi i tij do të jetë për forcimin e integritetit, llogaridhënies, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial.

“Ky besim për mua përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një angazhim të veçantë për ta ushtruar këtë detyrë me përkushtim. Zotohem që detyrën të cilën ma keni vlerësuar do ta ushtroj me paanshmëri, transparencë dhe profesionalizëm, duke respektuar çdo herë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Angazhimi im do të jetë i vazhdueshëm për forcimin e integritetit, llogaridhënies, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial. Arritja e këtyre objektivave në të mirë të sistemit prokurorial kërkon angazhim maksimal, të cilin angazhim do ta realizojmë së bashku, me bashkëpunim të mirëfilltë, kolegial dhe frytdhënës”, tha ai.

Pas kësaj ai dha dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Komisionit për Çështje Normative, pasi që nuk mundet njëkohësisht të ushtrojë edhe këtë pozitë edhe atë të kryesuesit.

Previous ArticleKur Inteligjenca Artificiale nuk ndryshon mënyrën si drejtohet një biznes!
Next Article Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti para gjykatës!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.