Emanuel Ernest e mbyll shumë shpejt aventurën e tij me Tiranën. Vetë futbollisti e ka konfirmuar ndarjen e rrugëve e klubin bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
‘Faleminderit shumë Tirana. Ne vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Jam tani i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara’– shkruan Ernest në postimin e tij
Emanuel Ernest u rikthye me bujë në merkaton e janarit te skuadra e Tiranës, por gjërat për 25 vjeçarin nuk shkuan siç kishte parashikuar dhe kështu ai i thotë lamtumirë skuadrës kryeqytetase duke u bërë edhe largimi i parë nga bardheblutë me Orges Shehin në stol.
LEXO EDHE: Kupa e Shqiperisë përcakton çiftet gjysmëfinaliste, përsëritet dueli Dinamo-Vllaznia
Në këtë aventurë të tij te Tirana, Emanuel Ernest zhvilloi 11 ndeshje me fanelën bardheblu, por ai që do të kujtohet prej tij është vetëm asisti i tij për Etien Taren në fitoren ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë. Tirana po përjeton një sezon të vështirë teksa e sheh veten në vendin e fundit të klasifikimit duke ndjerë gjithjnjë e më shumë hijen e Kategorisë së Parë.
LEXO EDHE: Tre derbe identikë, stadiumi “Air Albania” nderon Kërnajën dhe Partizanin




