Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Plasin polemikat në Formula 1! Dy ekipe ankohen për Mercedesin!

Press Online12 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gara e parë e sezonit dhe menjëherë vijnë ankesat e para nga dy skuadra kliente të Mercedesit. Bëhet fjalë për MekLarenin dhe Uilliamsin, ekipe që kanë ngritur shqetësime për nivelin e informacionit që Mercedesi u jep për të shfrytëzuar maksimalisht motorin e ri hibrid për sezonin 2026. Andrea Stela, drejtori i MekLarenit, ekipit që fitoi titullin e konstruktorëve në 2024-ën dhe të dy titujt në 2025-ën me motorë Mercedes, beson se disa aspekte kyçe për performancën e motorit nuk po ndahen plotësisht me ekipet kliente.

“Bisedat me HPP (Mercedes High Performance Powertrains) për të marrë më shumë informacion kanë javë që vazhdojnë. Edhe gjatë testeve në Bahrejn, në thelb dilnim në pistë, provonim makinën, shikonim të dhënat dhe thoshim: ‘Mirë, kjo është ajo që kemi. Tani reagojmë ndaj asaj që kemi’”, deklaroi Stela, duke iu referuar mungesës së informacionit nga furnizuesi.

Sipas tij, kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Formula 1.

“Në F1 gjithçka që ndodh në pistë simulohet. Ti duhet të dish çfarë po ndodh, çfarë po programon dhe si do të sillet makina. Edhe ata kanë planet e tyre të zhvillimit, të cilat janë përcaktuar më parë, sepse e dinë çfarë presin nga makina”, theksoi italiani, i cili zakonisht nuk bën deklarata polemike nëse nuk ka arsye të fortë. Duhet të them se, si ekip klient i Mercedes, është hera e parë që ndihemi në disavantazh, madje edhe në aftësinë për të parashikuar sjelljen e makinës dhe për të kuptuar si mund ta përmirësojmë”, tha Stela.

Pas garës, atij iu kërkua të komentonte deklaratat e James Vowles, drejtori i ekipit Uilliams, gjithashtu klient i Mercedesit. Vowles kishte thënë se ekipi i tij ishte “i surprizuar” nga efikasiteti i motorit të furnizuesit.

Stela u përgjigj: “Nuk e di çfarë të mendoj për Uilliamsin. Sinqerisht, ne kemi kaluar shumë kohë duke analizuar të dhëna dhe krahasime, jo vetëm me ekipet e HPP-së, veçanërisht Mercedes-AMG Petronas F1, por edhe me rivalë të tjerë. Rezultati i analizës tregon qartë se kemi ende punë për të bërë si ekip, në bashkëpunim me inxhinierët e HPP”. Inxhinieri italian shtoi se potenciali i njësisë së fuqisë duket më i madh sesa ajo që aktualisht po arrin MekLareni. “Kur shoh potencialin që HPP (Mercedes) po nxjerr nga motori, duket qartë se ka më shumë për t’u shfrytëzuar”.

Megjithatë, ai pranon se nuk është e lehtë të kuptohet menjëherë si mund të arrihet kjo. “Ne jemi në një proces mësimi, padyshim një hap pas ekipit të fabrikës. Ata kanë punuar së bashku për një kohë shumë më të gjatë dhe kanë bashkëpunuar për mënyrën e përdorimit të njësisë së fuqisë. Është normale. Por ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me HPP, sepse besojmë se ka mundësi që duhet të jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë”. Në fund ai shtoi: “Nuk jam i sigurt nëse ky është maksimumi që mund të japë motori apo nëse ne thjesht nuk po e shfrytëzojmë plotësisht”.

Mosdhënia e të njëjtit material apo të njëjtit nivel zhvillimi nga një furnizues motorësh për ekipet kliente është një praktikë që FIA e ka ndjekur dhe pothuajse e ka eliminuar në vitet e fundit. “Dyshoj se do të guxonin ta bënin një gjë të tillë. Është shumë e kontrolluar dhe e monitoruar”, u shpreh gjatës fundjavë inxhinieri spanjoll Toni Kukuerela.

Previous ArticleHeroi këmbëkryq! historia e rrallë e preshevarit që sfidoi terrorin serb dhe u shndërrua në legjendë të gjallë
Next Article Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.