Faqja ‘Maskat bien’ nga Maqedonia – shpalos sekretet e partisë në pushtet në Slloveni!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një faqe në Facebook e administruar nga Maqedonia është përfshirë në një skandal politik që po trondit Slloveninë. Faqja me emrin „Maske padajo #nismofejk“ („Maskat bien #nukjemifake“) ka publikuar audio-incizime të pretenduara nga biseda private e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet Lëvizja Liri, duke nxjerrë në pah akuza serioze për korrupsion dhe manipulime politike, informon PressOnline.al

Faqja, e krijuar në gusht 2025 me emrin fillestar „Dvogled“, u riemërtua më 4 mars 2026 në emrin aktual. Deri tani, ajo ka publikuar dhjetëra incizime të numeruara si „X/414“, duke lënë të kuptohet se administratorët mund të kenë në dorë mbi 400 regjistrime të tilla.

Figura kryesore në shumicën e bisedave është Vesna Vukoviq, ish-sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Liri, e cila në biseda me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë partiakë diskuton për vendimet për staf, konfliktet e brendshme dhe marrëdhëniet brenda qeverisë, si dhe pretendime për shkelje ligjore.

Akuzat kryesore që kanë shpërthyer mediave sllovene:

  • Ministrja e Infrastrukturës, Alenka Bratušek, është përfshirë në pretendime për parregullsi në projektin e madh hekurudhor për linjën e dytë Divaça–Koper, me frazën e përdorur në audio: „ku Alenka vjedh“.

  • Pagesa shtesë të dyshimta për kryetaren e parlamentit Urška Klakoçar Zupančič, të cilat ajo i ka quajtur „gënjeshtra të plota dhe trillime“.

  • Pritshmëri dhe presion politik nga Tina Gaber, bashkëshortja e kryeministrit Robert Golob, në vendimet partiake dhe kandidaturat.

  • Presion ndaj institucioneve dhe luftëra të brendshme brenda koalicionit qeverisës.

Mediat sllovene, përfshirë N1, 24ur, Nova24TV dhe Reporter, po e ndjekin intensivisht çështjen, duke theksuar se autenticiteti i regjistrimeve nuk është konfirmuar ende.

Policia ka nisur hetime për të verifikuar nëse bisedat janë regjistruar në mënyrë të paligjshme, manipuluar ose gjeneruar me inteligjencë artificiale. Disa analiza forenzike sugjerojnë se disa regjistrime duken autentike, por partia në pushtet i cilëson ato si „kampanjë të zezë“, e mundshme nga opozita SDS ose aktorë të jashtëm.

Lëvizja Liri i ka mohuar të gjitha akuzat, duke paralajmëruar hapa ligjorë, ndërsa skandali ndodh në një periudhë të tensionuar politike, me zgjedhjet e afërta dhe rritjen e presionit ndaj qeverisë së kryeministrit Robert Golob.

Vendndodhja e faqes në Maqedoni ka ndezur spekulime për ndikime rajonale ose të jashtme, megjithëse kjo nuk provon se përmbajtja është krijuar atje – administratorët mund të jenë nga kudo në botë.(PressOnline.al)

Linku për në profilin e Facebook-ut: https://www.facebook.com/padajomaske/

Faqja ‘Maskat bien’ nga Maqedonia – shpalos sekretet e partisë në pushtet në Slloveni!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter