Tani përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët e tyre të preferuara pa pasur nevojë të hapin aplikacionin Shazam. Apple ka integruar mjetin e njohjes së muzikës direkt në platformën e ChatGPT, duke e bërë më të thjeshtë dhe të shpejtë gjetjen e këngëve që dëgjojmë. Përdoruesit mund të shkruajnë fjalët “Shazam, what’s playing?” ose të përdorin komandën /Shazam dhe ChatGPT do t’i tregojë menjëherë emrin e këngës, artistin, kopertinën e albumit dhe statistikat e identifikimit.
Pas njohjes së këngës, përdoruesit mund të dëgjojnë paraprakisht këngën, ta ruajnë në bibliotekën e tyre Shazam ose të krijojnë listë të personalizuar në Apple Music. Integrimi është tashmë i disponueshëm në iOS, Android dhe ueb dhe po shpërndahet gradualisht për të gjithë përdoruesit. Ky hap e bën më të lehtë për fansat e muzikës të zbulojnë këngë të reja dhe të ndërveprojnë me ChatGPT në mënyrë më argëtuese dhe të menjëhershme.
Deri më tani, ju nuk mund të përdorni Shazam për të gjetur një këngë që keni luajtur në kufje, ajo duhej të vinte nga “jashtë”, që aplikacioni ta “dëgjonte” dhe më pas të gjente se çfarë ishte. Nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit Shazam, ose nëse keni një iPhone me iOS 17.3, tani mund të gjeni një këngë që ju pëlqen dhe e keni dëgjuar kur mbani kufje. Për përdoruesit e iOS, duhet të shkoni te Settings > Control Center dhe më pas të shtoni Music Recognition. Për Android, zgjidhni opsionin Tap to Shazam. Nëse nuk e keni këtë opsion, thjesht shkoni te Shazam > Setting dhe e aktivizoni atë.



