Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Lufta në Iran mund të përfundoj shumë shpejt”, pas deklaratës së Trump, ulet ndjeshëm çmimi i naftës

Press Online11 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt”.

Nafta kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi të hënën, mes frikës se konflikti mund të shkaktonte ndërprerje të gjata në furnizimet me energji nga Lindja e Mesme. Pas deklaratave të Trump, çmimi ra dhe sot në mëngjes ishte 90 dollarë për fuçi, duke qetësuar përkohësisht tregjet.

Lexo edhe :

Related Posts

Megjithatë, edhe pse çmimet kanë rënë nga kulmi i tyre, nafta mbetet dukshëm më e shtrenjtë se para fillimit të luftës, ndërsa bursat në Ëall Street dhe në tregjet aziatike shënuan rritje. Trump deklaroi se mendon se “lufta është pothuajse e përfunduar”, por paralajmëroi Iranin të mos bllokojë Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë. Në një mesazh në rrjetet sociale, presidenti amerikan theksoi se nëse Irani pengon qarkullimin e naftës në këtë ngushticë, Shtetet e Bashkuara do të godasin “njëzet herë më fort” se deri tani.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane reagoi duke deklaruar se, në përgjigje të kërcënimeve të Trump, forcat e armatosura iraniane nuk do të lejojnë “eksportin e asnjë litri nafte nga rajoni”. Gjatë tregtimit në Azi, Brent zbriti përkohësisht nën 84 dollarë për fuçi, përpara se të rikuperohej në rreth 93.76 dollarë, ndërsa nafta amerikane ra me rreth 4%, në 90.96 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut theksojnë se rënia e çmimit i dha tregjeve një moment “frymëmarrjeje”, por situata mbetet shumë e paqëndrueshme.

Sipas analistit të energjisë Alberto Bellorin, tregu i naftës është në një “tërheqje litarësh”, ku çmimet mund të rriten shpejt nëse konflikti përshkallëzohet dhe të bien nëse tensionet ulen. Ndërkohë, bursat në Azi reaguan pozitivisht ndaj rënies së çmimit të naftës. Indeksi Nikkei në Japoni u rrit me 2.9%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut me 5.4%, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të ditës së mëparshme.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kritike për tregjet energjetike globale, pasi rreth një e pesta e naftës që tregtohet në botë kalon përmes kësaj rruge detare. Ndërkohë, vendet e G7 deklaruan se janë të gatshme të marrin masa për të stabilizuar furnizimin global me energji. Në një takim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë u diskutua edhe mundësia e përdorimit të rezervave strategjike të naftës, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, tha se Londra mbështet një ulje të menjëhershme të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe garantimin e sigurisë për anijet që kalojnë në rajon, duke shtuar se Britania është e gatshme të mbështesë një lirimin e koordinuar të rezervave të naftës nëse do të jetë e nevojshme.

Previous ArticleGrenell i reagon Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj
Next Article Bebe Rexha pushton iTunes në botë! “New Religion” ngjitet në vendin e parë global?

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.