Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjermania dhe Austria hedhin në treg naftë nga rezervat strategjike

Press Online11 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjermania dhe Austria njoftuan sot  se do të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të qetësuar rritjen e fortë të çmimeve të energjisë që është shkaktuar nga lufta me Iranin.

Vendimi vjen pas një kërkese nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila u ka kërkuar vendeve anëtare të lirojnë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente, një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara ndonjëherë në tregun global të energjisë.

Edhe Japonia bëri të ditur se do të nisë lirimin e një pjese të rezervave të saj duke filluar nga dita e hënë. Ministrat e energjisë të vendeve të G7-s u takuan në Paris për të diskutuar opsionet e mundshme për stabilizimin e tregjeve të energjisë.

Sipas drejtorit të IEA-së, Fatih Birol, vendet anëtare aktualisht mbajnë mbi 1,2 miliardë fuçi rezerva publike emergjente, ndërsa rreth 600 milionë fuçi të tjera mbahen nga industria sipas detyrimeve të qeverive.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se Gjermania do të lirojë një pjesë të rezervave të saj në përputhje me kërkesën e IEA-së dhe se dërgesat e para mund të fillojnë brenda disa ditësh.

Ajo theksoi se Gjermania mbështet parimin e solidaritetit ndërkombëtar për të përballuar krizat energjetike.

Kriza aktuale lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Irani ka sulmuar anije tregtare në Gji dhe praktikisht ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit, rrugë nga ku kalon rreth një e pesta e naftës botërore.

Previous ArticleKombëtarja drejt Playoff-it/ Shtohen hallet për Sylvinhon, dëmtohet edhe Rey Manaj!
Next Article Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e marketeve: U dakorduam që të ketë çmime të drejta!

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.