Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

‘Forbes’: Samir Mane shton 300 milionë $ pasuri, ngjitet në 1.8 miliardë

Press Online11 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Klevis Hoxhaj

Biznesmeni shqiptar Samir Mane vijon të jetë pjesë e listës globale të miliarderëve të revistës Forbes, ndërsa pasuria e tij ka shënuar rritje sipas përditësimit më të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara më 11 mars, pasuria e themeluesit dhe presidentit të BALFIN Group vlerësohet në rreth 1.8 miliardë dollarë, duke e renditur atë në vendin 2233 në botë. Në dhjetor 2025, Forbes e vlerësonte pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë.

BALFIN Group është një konglomerat investimesh me bazë në Tiranë, që përfshin qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronikë dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri. Grupi ka gjithashtu investime në pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe zotëron parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Historia e biznesmenit shqiptar nis në fillim të viteve ’90. Mane u largua nga Shqipëria në vitin 1991 drejt Austrisë si refugjat nga regjimi komunist. Në vitin 1993 ai nisi aktivitetin e tij duke tregtuar pajisje shtëpiake drejt Shqipërisë. Në vitin 1998 themeloi rrjetin e dyqaneve të elektronikës Neptun, ndërsa në vitin 2005 u rikthye në Shqipëri për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

Ndërkohë, lista e sivjetme e miliarderëve të Forbes shënoi një rekord të ri global.

Numri i miliarderëve në botë u rrit në 3 mijë e 428 persona, me një pasuri të kombinuar prej 20.1 trilionë dollarësh.

Sipas raportit, rritja e investimeve në inteligjencën artificiale, luhatjet në tregjet financiare dhe politikat fiskale mbështetëse kanë nxitur krijimin e pasurisë, duke shtuar rreth 400 miliarderë të rinj krahasuar me vitin e kaluar. Në krye të listës qëndron sipërmarrësi amerikan Elon Musk, pronar i Tesla, SpaceX, X dhe xAI, me një pasuri të vlerësuar në 839 miliardë dollarë, duke mbajtur vendin e parë për të dytin vit radhazi. Pas tij renditen bashkëthemeluesi i Google Larry Page me 257 miliardë dollarë dhe Sergey Brin me 237 miliardë dollarë.

Previous ArticleKylie Jenner habit me fotosesionin më provokues dhe topless për Vanity Fair! Një rrëfim surprizë?
Next Article Gjiza para gjumit mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë në dobësim?!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.