Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndeshjen e fundit e luajti përballë Shqipërisë, ylli anglez u jep lamtumirën “Tre Luanëve”

Press Online10 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kajl Uoker ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij me ekipin përfaqësues, një vendim që e ka bërë publik tre muaj para zhvillimit të Kupës së Botës, ku padyshim nuk do të ishte protagonist me “tre luanët”. Anësori i djathtë i mbrojtjes, ka dalë nga preferencat e Tomas Tuhel dhe shanset për të që të grumbullohej ishin minimale.

Kësisoj, futbollisti 35-vjeçar, i cili aktualisht aktivizohet me Bërnlin në Premier Ligë, ka vendosur që të largohet nga përfaqësuesja, me të cilën ka luajtur 96 ndeshje. E fundit ishte ajo ndaj Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar, e mbyllur me shifrat 2-0 për ekipin anglez.

“Të luaj për Anglinë ka qenë gjithmonë nderi më i madh i karrierës sime. Sa herë që e vishja fanellën, kjo do të thoshte shumë për mua dhe familjen time. Pas shumë mendimesh, e ndjej këtë si momentin e duhur për t’u larguar dhe për t’i lejuar brezit të ardhshëm të lojtarëve të dalë përpara.

Largohem jashtëzakonisht krenar për udhëtimin dhe mirënjohës ndaj çdo trajneri, shoku skuadre dhe mbështetësi që ka qenë pjesë e tij. Të përfaqësosh vendin tënd është gjëja më e madhe që mund të bësh në futboll dhe ato kujtime me Anglinë do të mbeten me mua përgjithmonë”, tha Uoker në komunikatën rreth vendimit të tij.

Previous ArticleGashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen
Next Article Lufta në Lindjen e Mesme, Putin telefonatë me Pezeshkian

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.