Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Jo vetëm në tru, Alzheimer nis në pjesë të tjera të trupit shumë më herët!

Press Online10 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prej dekadash, Alzheimer është konsideruar si çrregullim që nis drejtpërdrejt në tru, por një studim i ri sugjeron se procesi i kësaj sëmundjeje mund të fillojë shumë më herët dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas një analize të thelluar gjenomike, Alzheimeri mund të shkaktohet fillimisht nga inflamacioni në organe të tjera, si lëkura, mushkëritë apo zorrët.

Simptomat e para mund të shfaqen edhe dhjetëra vite para se të nisë përkeqësimi i kujtesës. Studiuesit thonë se kjo qasje e re mund të shpjegojë pse shumë nga trajtimet aktuale për Alzheimerin nuk kanë qenë shumë efektive.

Sipas tyre, shumica e barnave veprojnë vetëm kur sëmundja tashmë është zhvilluar në tru, pra shumë vonë në procesin e saj.

Studimi u drejtua nga studiuesi Cesar Cunha, nga “Qendra e Fondacionit Novo Nordisk për Kërkime Bazë Metabolike”, në Danimarkë.

Ai dhe ekipi i tij analizuan të dhënat gjenetike të më shumë se 85 mijë personave me Alzheimer dhe 485 mijë personave të shëndetshëm, të mbledhura nga Biobanka Evropiane e Alzheimerit dhe Demencës.

Përveç kësaj, studiuesit analizuan aktivitetin gjenetik në rreth 5 milionë qeliza individuale, të marra nga 40 zona të ndryshme të trupit dhe 100 rajone të trurit.

Gjatë analizës, ata shqyrtuan rreth 1000 gjene që dihet se lidhen me një rrezik më të lartë për shfaqjen e Alzheimerit.

Rezultatet ishin të papritura: këto gjene rezultuan shumë më pak aktive në tru sesa në organe të tjera si lëkura, mushkëritë, sistemi tretës dhe shpretka, si edhe në disa lloje qelizash imunitare që qarkullojnë në gjak.

Vazhdimisht shikoja grafikun dhe më dukej sikur kishte një gabim, sepse shprehja e këtyre gjeneve në qelizat e trurit ishte jashtëzakonisht e ulët, shpjegoi Cunha.

Por pasi bëmë analiza të shumta, kuptuam se shumica prej tyre, në fakt nuk ndodhen në tru, por në pjesë të tjera të trupit, shtoi ai.

Sipas studiuesve, kjo mund të nënkuptojë se sëmundja e Alzheimerit mund të nisë nga inflamacioni në organet periferike, pra jashtë trurit dhe më pas të përhapet gradualisht drejt sistemit nervor.

Disa variante gjenetike mund të ndikojnë në nivelin e këtij inflamacioni e në mënyrën si përhapet drejt trurit, duke luajtur kështu një rol kyç në zhvillimin e sëmundjes.

Studiuesit theksojnë se nëse kjo teori konfirmohet nga kërkime të tjera, ajo mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si diagnostikohet e trajtohet Alzheimeri, duke u fokusuar më shumë te proceset inflamatore në të gjithë trupin dhe jo vetëm në tru.

Previous ArticleTrump paralajmëron Iranin: Nëse bllokon rrjedhën e naftës në Hormuz, do ta godasim 20 herë më fort
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.