Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

​Ja kur pritet të bie çmimi i naftës, jep detaje Fadil Berjani

Press Online10 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë shënuar rritje ditët e fundit si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ndonëse trendi i fundit në bursat ndërkombëtare sugjeron një rënie të mundshme pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump.

Aktualisht, një litër dizel në tregun vendor po shitet nga 1.39 € deri në 1.60 €, ndërsa benzina luhatet mes 1.27 € dhe 1.39 €. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur për Kosovapress se luhatjet e fundit janë reflektim i pasigurisë në tregjet globale, por thekson se Kosova mbetet konkurruese në rajon.

“Sot çmimet e derivateve të naftës në tregun kosovar sillen përafërsisht 1.39 deri në 1.60 centë për dizel. Qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut e cila ka akcizë më të ulët. Rritja është shkaktuar nga situata globale dhe lufta në Iran, por tani trendi është në rënie. Nafta po bie, por problemi është se çmimet në markete nuk po ulen,” u shpreh Berjani për Kosovapress.

Sipas tij, kjo krizë është në tërë botën. “Për momentin është trendi në rënie, nuk është e saktë, bursa mbyllet në ora 22:00, atëherë e dimë në ora 22:00 se çfarë çmime do të kemi për nesër”, nënvizon Berjani. Ai ka kritikuar edhe rritjen e çmimeve në markete dhe shërbime të tjera, duke thënë se ato shpesh lidhen me çmimin e naftës edhe kur ky i fundit është në rënie.

Derisa apelon kompanitë e autobusëve të mos rrisin çmimet e biletave, pasi siç thotë ai, çmimet e derivateve do të vinë në nivelin e rënies.

Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka ndërhyrë përmes vendimit për caktimin e çmimeve tavan, duke kufizuar marzhën tregtare në 2 centë për shitjen me shumicë dhe 12 centë për pakicë. Ky vendim erdhi pasi nafta në bursa preku vlerën prej 120 dollarëve për fuçi të hënën, përpara se të pësonte një rënie prej rreth 7% si pasojë e paralajmërimeve të SHBA-së ndaj Iranit për mbajtjen hapur të rrugëve të transportit detar.(INA)

Previous ArticleAktori i njohur pa një plan të qartë për karrierën e tij: “Unë thjesht bëj atë që mendoj se duhet…”
Next Article Kupa e Shqiperisë përcakton çiftet gjysmëfinaliste, përsëritet dueli Dinamo-Vllaznia

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.