Anëtarët e rinj të KQZ-së – Presidentja dërgon shkresat, “topi” te partitë politike

featured
Press Online
10 Mars 2026, 20:29

Një tjetër institucion me rëndësi, pritet që së shpejti të mbes pa mandat të plotë.

Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, iu skadon mandati edhe një muaj, e tashmë procedura ka nisur.

Partitë politike kanë konfirmuar se dje Presidentja Osmani u është drejtuar me shkresa duke iu kërkuar propozimet dhe se për këtë kanë kohë një javë.

Nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje thanë për televizionin se ‘emrat do t’i dërgojnë shumë shpejt’, pa treguar se kush janë ata.

“Pas çdo procesi zgjedhor, emërohen anëtarët e KQZ sipas fuqisë politike të subjekteve. Për këtë proces zgjedhor ende nuk është kryer emërimi sepse ka më pak se një muaj që u certifikuan zgjedhjet”.

Nga PDK-ja thanë për Dukagjinin synim i tyre është të ‘propozojmë njerëz të përgjegjshëm dhe kredibilë, por as ata nuk i bënë publike.

“Ende jo. Kërkesën e Presidentes e kemi pranuar dje lidhur me caktimin e emrave të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kësaj kërkese, është paraparë një afat prej një jave për dërgimin e propozimeve. Sot kanë nisur diskutimet dhe konsultimet brenda strukturave të partisë dhe, brenda këtij afati ligjor, do t’i dërgojmë emrat e kandidatëve që i konsiderojmë më përfaqësues, me integritet profesional dhe me përvojën e nevojshme për ta përfaqësuar denjësisht PDK-në në KQZ. Synimi ynë është që në këtë institucion të rëndësishëm të propozojmë njerëz të përgjegjshëm dhe kredibilë, që kontribuojnë në ruajtjen e standarE madhee demokratike dhe në integritetin e proceseve zgjedhore në vend”.

Kurse, nga LDK-ja nuk janë përgjigjur për këtë çështje kurse pyetjeve rreth kësaj nuk i janë përgjigjur as nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj në KQZ kanë nisur shumë vonë.

“Një proces i tillë është duke u bërë më vonesë dhe është duke u bërë pasi që e ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, gjë që të cilën proces të emërimit është dashur ta bëjë shumë më herët sesa tash”, ka thënë Naim Jakaj nga KDI.

Hulumtuesi i këtij instituti, Naim Jakaj, thotë se subjektet duhet të veprojnë shpejt.

“Partitë politike duhet me nguti që të dërgojnë këta emra sepse ato e dinë personin të cilin duhet ta dërgojnë ose e dërgojnë personin që ka qenë më parë, i cili nuk mund të jetë më shumë sesa tre mandate”, ka shtuar Jakaj.

Në bazë të zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosjes dhe PDK-së u takojnë nga dy anëtarë në KQZ, LDK-së një, AAK-së një, si dhe nga një anëtar komunitetit serb dhe atij turk.

 

https://www.youtube.com/watch?v=oZU7r_JiM1A

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.