Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë?!

Press Online9 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studim i publikuar në revistën shkencore Basic Research in Cardiology tregon se një teknikë e thjeshtë jo-farmakologjike mund të mbrojë zemrën gjatë trajtimit me kimioterapi, pa ulur efektin kundër tumorit. Një ekip shkencëtarësh nga Centro Nacional de Investigaciones Cardiovasculares (CNIC) në Madrid ka zbuluar se zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë pa e ulur efektivitetin e trajtimit kundër kancerit. Përparimet në trajtimin e kancerit kanë bërë që sot shumë më tepër njerëz të mbijetojnë këtë sëmundje. Megjithatë, disa nga barnat më efektive kundër tumorit, veçanërisht një grup ilaçesh të quajtura antracikline, mund të shkaktojnë dëmtime serioze të zemrës.

Tek disa pacientë, këto dëmtime shfaqen muaj apo edhe vite pas përfundimit të trajtimit dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Mbrojtja e zemrës gjatë kimioterapisë pa rrezikuar efektin kundër tumorit ka qenë një nga sfidat kryesore në fushën e kardio-onkologjisë, disiplinë që studion ndikimin e trajtimeve të kancerit në sistemin kardiovaskular. Tani studiuesit e CNIC, të udhëhequr nga Dr. Borja Ibáñez, kanë paraqitur prova të reja se kjo është e mundur.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Basic Research in Cardiology, tregon se zemra mund të mbrohet gjatë trajtimit me antracikline duke përdorur një metodë të thjeshtë jo-farmakologjike të quajtur kondicionim ishemik në distancë. Kondicionimi ishemik në distancë konsiston në ndërprerje të shkurtra dhe të kontrolluara të rrjedhjes së gjakut në një gjymtyrë, zakonisht duke përdorur një manshetë presioni të ngjashme me atë që përdoret për matjen e tensionit të gjakut.

Ky stimul aktivizon mekanizma mbrojtës në organizëm që ndihmojnë zemrën të përballojë më mirë stresin e mëvonshëm, përfshirë dëmtimet e mundshme të shkaktuara nga disa trajtime kundër kancerit. Në studim, shkencëtarët përdorën një model eksperimental me minj që kishin tumore dhe trajtoheshin me antracikline, për të simuluar situatën klinike tek pacientët me kancer. Rezultatet treguan se kafshët që iu nënshtruan kësaj teknike ruajtën funksion më të mirë të zemrës gjatë trajtimit. Ajo që është më e rëndësishme, ky efekt mbrojtës nuk u shoqërua me rritje të tumorit dhe nuk e zvogëloi efektin antitumoral të kimioterapisë.

Autorja e parë e studimit, Anabel Díaz Guerra, studiuese në CNIC, thekson se mundësia për të mbrojtur zemrën pa kompromentuar trajtimin e kancerit është thelbësore për zhvillimin e terapive më të sigurta. Rezultatet e këtij hulumtimi janë në përputhje me vizionin translacional të ekipit të drejtuar nga Dr. Borja Ibáñez, drejtor shkencor i CNIC dhe kardiolog në Fondacionin Jiménez Díaz. Ky ekip aktualisht koordinon edhe një studim klinik evropian të quajtur RESILIENCE, i cili po vlerëson nëse kjo teknikë mund të mbrojë zemrën e pacientëve me kancer që trajtohen me antracikline dhe të zvogëlojë komplikacionet kardiovaskulare afatgjata.

Sipas Dr. Laura Cádiz nga CNIC, këto gjetje përforcojnë idenë se strategjitë e thjeshta dhe jo invazive mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kardiovaskulare të pacientëve me kancer dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre gjatë dhe pas trajtimit. Përmes programit të tij për homeostazën e miokardit dhe dëmtimet e zemrës, CNIC vazhdon të studiojë toksicitetin kardiovaskular të trajtimeve të kancerit, veçanërisht dëmtimet e shkaktuara nga antraciklinet, me qëllim zhvillimin e terapive më të sigurta dhe më efektive për pacientët.

Previous ArticleTë shtëna me armë drejt vilës së Rihanna në Beverly Hills, ylli i pop-it ndodhej brenda
Next Article Më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë 60 minuta para

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.