Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, njoftoi sot ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, i cili në këtë tskim u shoqërua nga drejtuesja e kësaj biblioteke Emira Selimi dhe fëmijë të Manastirit.
“Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit.”, ka shkruar Meidani.(INA)


