Ambasadorët e vendeve të QUNIT-it kanë qëndruar sot në mëngjes në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Aty janë parë duke u larguar nga ndërtesa, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë njoftim për ndonjë takim.
Ata kanë qëndruar në Qeveri në kohën ku presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë dhe ka njoftuar se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pasi të enjten deputetët kanë dështuar ta zgjedhin presidentin e ri.


