Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjini: Edhe po të na ftonte Kurti, ne nuk do ta takonim – fare nuk e ka pasur qëllim zgjedhjen e presidentit

Press Online5 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar në Debat Plus se partia e tij nuk do të merrte pjesë në takim me kryeministrin Albin Kurti, edhe nëse do të ishte ftuar.

Gjini ka theksuar se AAK kishte qëndrim të qartë për të mos ndihmuar, siç u shpreh ai, në asnjë variant që do t’i mundësonte Kurtit vazhdimin e qeverisjes.

Sipas tij, Kurti është “person tepër destruktiv” dhe përfaqëson një koncept që po e “shkërmoq Kosovën”.

“Kemi pasur qëndrim mos me shku edhe nëse na fton, ne nuk kemi dashur në asnjë mënyrë që me ndihmu në çfarëdo varianti që  Albin Kurti me vazhdu qeverisjen për shkak se kemi qenë të bindur më shumë se tjerët që është person tepër destruktiv, është koncept që po e shkërmoq Kosovën”, ka thënë ai.

Sa i përket takimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me presidenten Vjosa Osmani, Gjini theksoi se në atë takim nuk janë kërkuar vota për zgjedhjen e presidentit dhe se kjo çështje nuk është diskutuar.

Ai ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, Kurti nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit në këtë fazë dhe se vendi po rrëshqet drejt një degradimi institucional dhe krize të vazhdueshme politike.

“Zoti Kurti fare nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit në këtë fazë. Më brengos që jemi duke rrëshqitur në një situatë që vetë ideja e asaj çfarë po bëjmë çka është politika çka janë njerëzit që i shërbejnë vendit është shkërmoq. Ka degradim total institucional, ka krizë permanente në Kosovë krizë e cila vazhdon nuk po flasim vetëm për vitin 2025, 2026 po flasim për kriza të vazhdueshme që janë prodhuar prej zotit Kurti”, ka deklaruar ai.

“Absolutisht fajtori kryesor i kësaj krize është Albin Kurti”, ka deklaruar tutje Gjini.

Previous ArticleMiss Universe Canada zbulon sekretin! Ishte 4 muajshe shtatzënë gjatë konkursit?
Next Article Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.